Brokoli, një nga perimet ideale për këto ditë të ftohta

Rolina Naço, dietologe

Brokoli sjell shumë të mira për shëndetin tonë. Përmban 35 kalori në vetëm në 100 gr, ndërkohë që përmban shumë vlera për trupin.

  • brokoli sallateBrokoli ka veti antikancerogjene 2 substancat më të njohura janë I3C (indole-3-carbinol) dhe sulforafane (sulforaphane).
  • Përforcues i imunitetit (pasi është i pasur në vitaminë C)
  • Është e dobishme për mbrojtjen e zemrës të të gjithë personat që kanë probleme kardiovaskulare (përmban shumë kalium, i cili ndihmon në balancim e tensionit arterial)

Shikoni se sa shumë vlera përmban në vetëm 100 gr:

  • 5 gr karbohidrate
  • 6,64 gr fibra
  • 0,37 gr yndyrë
  • 2,82 gr proteina
  • 89,2 mg vitaminë C
  • 0,73 mg hekur
  • 21 mg Magnez
  • 66 mg Fosfor
  • 316 mg Kalium
  • 0,41 mg Zing
  • 63 mg Acid folik (B9)

Kujdes!

Për të marrë në maksimumin e vlerave këshillohet të konsumohet kryesisht i freskët ose i zier për shumë pak minuta. Pra, kur uji ka valuar mund ta shtoni vetëm për pak minuta, dhe jo më tepër.

Mund ta konsumoni – si sallate me perime të freskëta ose edhe të ziera

  • si përbërës në supa të ndryshme
  • në omletë
  • si pure me perime të tjera miks për vogëlushët tuaj etj.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe