Bukuria nuk njeh limite: Shpallet për herë të parë Miss Bota me karrige me rrota

Një studente nga Bjellorusia është kurorëzuar Missi Bota e parë me karrige me rrota.

“Luftoni ankthin dhe frikën brenda jush”, u shpreh studentja Aleksandra Chichikova gjatë ceremonisë për ndarjen e çmimeve.

Çmimin e dytë e mori Lebohang Monyatsi, nga Afrika e Jugut, ndërsa të tretin Adrianna Zawadzinska, nga Polonia.

Gara, e organizuar nga fondacioni polak, është e para e këtij lloji e organizuar në rang global.

https://www.instagram.com/p/BaB7hwOBI9Z/?taken-by=misswheelchairworld

Bashkëthemeluesja e konkursit dhe presidentja e jurisë, Katarzyna Wojtaszek-Ginalska, tha për të përditshme AFP se qëllimi i këtij aktiviteti ishte të “ndryshonin imazhin e gruas në karrige me rrota, kështu ata nuk do të gjykohen vetëm nga pamja e jashtme”.

https://www.instagram.com/p/BZyThQbBoeS/?taken-by=misswheelchairworld

“Nuk ka rëndësi vetëm pamja e jashtme…jemi fokusuar sidomos tek personaliteti i vajzave, aktiviteti i tyre i përditshëm, jeta sociale, planet”, shton znj. Wojtaszek-Ginalska.

https://www.instagram.com/p/BZuTf84B_zi/?taken-by=misswheelchairworld

Konkurrueset kaluan 8 ditë në kryeqytetin polak duke bërë prova, foto, vizita nëpër qytet, si dhe janë bërë pjesë e konferencave të ndryshme.

Burimi: EuroNews / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?