Burimet më të mira të kalciumit, që nuk e përfshijnë qumështin

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kalciumi është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e njeriut. Dihet tashmë që kalciumi mund të gjendet në produktet dhe nënproduktet e qumështit si djathi, kosi etj. Megjithatë ka njerëz që janë intolerant ndaj laktozës dhe alergjik ndaj qumështit dhe s’mund t’i konsumojnë këto produkte. Fatmirësisht, ka produkte të tjera që janë burime shumë të mira të kalciumit:

kalciumFasulet e bardha: vetëm një filxhan me fasule të bardha mund t’ju japë rreth 19% të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit.

Salmoni: është i bollshëm me kalcium. Një copë mesatare salmoni mud t’ju japë rreth 23% të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit. Salmoni nuk është i vetmi lloj peshku i pasur me kalcium, sardelet, tuna etj, janë të pasura me kalcium gjithashtu.

Fiqt e thatë: 8 fiq të thatë përmbajnë rreth 107 mg ose 10% të vlerës së rekomanduar ditore për kalcium.

Lakra jeshile dhe kale janë dy burime të tjera shumë të mira të kalciumit./ Burimi: stethnews.com

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve