“Burri po jepte shpirt para Parlamentit, mjekët dhe policët po qeshnin me të”

Blertina Koka / Shëndet+

Tirane

“Personi që ndodhet i shtrirë në tokë nuk lëvizte, po jepte shpirt, ndërsa policët dhe mjekët e shikonin e qeshnin me të se i kishte pantallonat e zhveshura”, denoncon një kalimtare e rastit në faqen “jetoshqef”.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm para Parlamentit. Edhe pse afër të sëmurit kanë qenë disa efektivë policie dhe dy mjekë, asnjëri prej tyre nuk është afruar që ta ndihmojë.

Madje sipas denoncueses, mjekët dhe policët janë tallur me të sëmurin sepse i kishte pantallonat e zhveshura, dhe njëri nga mjekët është shprehur “ku do ta çojmë ne këtë”.

parlament

Lexoni denoncimin e plotë të ardhur në faqen e“jetaoshqef”:

“Përshëndetje JOQ. Personi që ndodhet i shtrirë në tokë nuk lëvizte, po jepte shpirt, ndërsa policet dhe mjekët e shikonin e qeshnin me të se i kishte pantallonat e zhveshura. Afër parlamentit, në orën 11:01 personi ka mbetur i shtirë.  Nuk e di nëse është i paralizuar apo ka pësuar ndonjë traumë pasi pantallonat i ka të ulura dhe unë mendoj se është pasojë e një sulmi (përdhunimi). Është një burrë rreth të 50-tave. Po kanë ardhur dhe po rrinë duke qesh me të, nuk e prek njeri me dorë dhe njëri nga mjekët dha ku do e çojmë këtë ne.”

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim