Bursiti, si ta trajtojmë?

Në radhë të parë pacientit i rekomandohet pushim, të kufizohen sa të jetë e mundur lëvizjet e artikulacionit përkatës për të bërë të mundur pakësimin e dhimbjes si rezultat i lëvizjes. Bursiti është një sëmundje që kërkon patjetër në trajtim të kualifikuar nga mjeku specialist reumatolog.

bursit dhimbje shpatulleSigurisht që situata mund të jetë e komplikuar dhe mund të kërkohet konsultim me të tjerë specialistë. Prandaj në radhë të parë paraqituni tek mjeku juaj i familjes për të marrë edhe orientimin përkatës. Për diagnostikimin e sëmundjes nevojiten ekzaminime klinike-biokimike (analiza të gjakut), si edhe radiologjike (për shembull grafi, por edhe skaner në rastet e komplikuara apo edhe në bursitet e thella, jo sipërfaqësore). Rëndësi të madhe ka qetësimi i dhimbjeve me qetësues, përdorimi i antiinflamatorëve, por sipas rastit edhe antibiotikët, kortizonikët. Por, të gjitha këto bëhen vetëm me këshillimin e mjekut përkatës.

Vetë, mund të përdorni paracetamolin, aulinën, ponstanin për qetësimin e dhimbjeve, por edhe këto pa e tepruar në kohë të gjatë. Mos ngurroni të këshilloheni me mjekun tuaj. Të dobishme janë edhe kompresat me akull. Ato aplikohen mbi zonën e skuqur e të dhimbshme për një kohë prej dhjetë minutash, me interval pushimi prej gjysmë ore, tre -katër herë në ditë. Mos e vini akullin direkt në kontakt me trupin, por futeni në qese, më pas mbi një napë vendoseni për dhjetë minuta mbi artikulacionin e sëmurë. Në rastet e bursiteve kronike mund të jetë e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjikale.

Pas trajtimit të fazës akute me terapi medikamentoze, mjaft e dobishme është edhe faza e fizioterapisë. Ka protokolle të veçanta të fizioterapisë për trajtimin e bursiteve dhe rehabilitimin e pacientëve që vuajnë nga bursitis.

Tërheq edhe një herë vëmendjen, mos ngrini pesha të rënda dhe mos neglizhoni asnjë dhimbje apo çdo gjë që nuk shkon me organizmin tuaj. Kurrë mos nguroni të konsultoheni me mjekun tuaj të  familjes.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren