Kryefaqja Box 5 Çaj sipas stilit tim!

Çaj sipas stilit tim!

0
Shpërndaje

CajBlerina Bombaj

Një nga pyetjet më të shpeshta: çfarë të porosis për të pirë! Shumica e pijeve që konsumojmë nëpër lokale janë të ngarkuara me sheqer aq shumë, sa mund të arrijnë kaloritë e një vakti të tërë! Të tjera që tregtohen si “light” ose “dietike” përmbajnë ëmbëlsues artificialë për të cilët kemi me të vërtetë rezerva. Cila do të ishte pija ideale e cila mund të na freskojë dhe njëkohësisht të na ofrojë antioksidantë me shumicë pa as edhe 1 kalori të vetme.

Për të bërë 2 litra çaj të ftohtë do t’ju nevojiten:

1l ujë

2 bustina çaj jeshil

2 limona

2 laim

¼ kastravec i prerë në feta

1 tufë gjethe menteje (ndryshe nenexhik)

1 litër ujë të gazuar

Akuj

Përgatitja:

Zieni 1l ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta dhe hidhni bustinat dhe gjysmën e mentes. Lëreni edhe 5-10 minuta të tjera.

Shtrydhni limonat dhe laimet. Lini disa feta për dekor.

Kur përzierja të jetë ftohur hidhini fetat e kastravecit dhe gjysmën e mbetur të gjetheve të mentes.

Përziejeni me ujin me gaz dhe akujt përpara servirjes. Vendosni për bukuri 1 fetë limoni dhe laimi.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here