Çaji jeshil, kura më e mirë për eliminimin e strijave të shtatzënisë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shenjat e mbetura pas lindjes së fëmijës do të zhduken shumë shpejt falë një kremi, i cili konsiderohet si kura më e mirë nga ekspertët. Përbërësi i tij sekret? Çaji jeshil.strija

Ekspertët mendojnë se kanë gjetur për herë të parë trajtimin më efektiv për eliminimin e strijave të formuara në bark gjatë shtatzënisë.

Shkencëtarët e Universitetit të Mançesterit kanë katër vjet që përpiqen të gjejnë një kurë për eliminimin e strijave. Sipas tyre, ingredienti kyç është një përbërës i gjendur tek çaji jeshil, i cili lehtëson acarimet dhe skuqjet në lëkurë.

Çaji jeshil është përdorur në Lindjen e Largët për të trajtuar ekzemën dhe probleme të tjera me lëkurën. Dr. Ardeshir Bayat, një nga shpikësit e këtij locioni dhe një ekspert në shërimin e plagëve, thotë se ndryshe nga kremrat e tjera për eliminimin e strijave, ky krem depërton vërtetë në lëkurë dhe funksionon edhe në sipërfaqe më të thella.

Çaji jeshil mbron gjithashtu qelizat e shëndetshme të lëkurës dhe vret qelizat kancerogjene.

Ja si mund ta përdorni çajin jeshil për lëkurën!

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer