Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Call Center/ Rritet numri i ankesave, ngrihen këshillat e sigurisë dhe shëndetit...

Call Center/ Rritet numri i ankesave, ngrihen këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë

0
Shpërndaje

Ilma Lamçe

“Sektori Call Center ka njohur një rritje të vazhdueshme si dhe ka tërhequr vëmendjen e organizatave për ta kthyer këtë sektor në një punë të denjë. Këtu është përqendruar edhe puna e “Together for Life” tha Z. Renato Muçaj, gjatë moderimit të aktivitetit që shoqata Together for Life, realizoi në përmbyllje të projektit Mobilizimi Social mbi të drejtat e Punës”.

Z. Muçaj , Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit Shqiptar, prezantoi qëllimin e tryezës dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim në kuadër të vazhdimësisë së këtij projekti.

Znj. Eglantina Bardhi, drejtore ekzekutive e shoqatës “Together for life” shpjegoi punën që shoqata ka bërë, duke u ndalur kryesisht tek sfidat që janë hasur gjatë implementimit projektit.

“Të punosh për punën e denjë është sfidë. Megjithatë kjo nuk na ka penguar që të realizojmë qëllimin final, duke nxitur krijimin e këshillave të sigurisë dhe shëndetit në punë, për të inkurajuar më pas organizimin në sindikata, si një hap i rëndësishëm për këtë sektor”, theksoi Bardhi.

Z. Johan Smith nga Qendra e Olof Palm në Stockholm, koordinator i punës në Ballkan, nderoi me pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet.

“Jemi prezentë këtu prej të paktën 20 vitesh. Ne punojmë shumë sektor por puna jonë kryesore lidhet me sindikatat dhe kushtet e punës. Një nga mësimet që kemi marrë tha, Z.Smith është se ne duhet të lëvizim me ekonominë. Kur ekonomia ndryshon, atëherë sindikata nuk mund të jetë një sektor i pandryshueshëm.

“Sektori i Call Center dhe ai i Telekomunacionit po rriten në të gjitha vendet, kështu që ne dhe ju duhet të jemi aty ku të rinjtë po punojnë. Dhe besoj që jemi të gjithë dakord që lëvizjet në Shqipëri duhet të jenë më të modernizuara dhe të updatuara. Dhe një metodë e mirë për të bërë këtë është që të gjithë ne të punojmë fort dhe me shoqërinë civile, siç po bën aktualisht shoqata Together For Life në sektorin Call Center. Bashkëpunimi i OJF-ve me sindikatat është i domosdoshëm.

“Duam t’ju falënderojmë për punën e mirë, dhe ofrojmë mbështetjen e Olof Palme Center”, përmbylli z. Smith.

Pjesë e agjendës së këtij takimi ishin gjithashtu përfaqësues të institucioneve shtetërore, punëdhënës dhe punëmarrës të këtij sektori, të cilët gjatë diskutimeve, që zgjatën për disa orë, ranë në dakortësinë se ka ende punë nga të gjitha palët, për ta kthyer këtë sektor në një “punë të denjë”. Sinergja midis punëdhënësve dhe punëmarrësve kërkon patjetër rregullatorë, për funksionimin e një sektori që po rritet kryesisht nga të rinjtë (punëmarrësit janë kryesisht mosha relativisht të reja).

Znj. Eda Beqiri, përfaqësuese e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Përgjegjës në Sektorin e Sigurimeve Shëndetësore, u ndal edhe tek efektiviteti i këshillave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Sipas saj, në inspektimet që ky institucion kryen dokumentacioni në të shumtën e rasteve është në rregull. Ndërkohë sektori Call Center nuk hyn në sektorët e rrezikshëm. Znj. Beqiri ju përgjigj gjithashtu shumë pyetjeve që erdhën nga tryeza e diskutimit, duke garantuar në argumentimet e saj që ankesat që vijnë në këtë institucion jo vetëm që janë konfidenciale por ndiqen deri në fund. Z. Beqiri mbështeti fjalën e saj edhe në shifra, ku numri i ankesave nga ky sektor ka ardhur në rritje. Gjithashtu ajo prezantoi edhe një herë për të pranishmit, hapësirën në portalin e këtij institucioni ku gjithsecili mund të shkruajë ankesën e tij.

Znj. Arjodita Raboshta, në cilësinë e punëdhënësit, u shpreh për rëndësinë e këshillave të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe u tregua e gatshme për të bashkëpunuar për çdo organizim që mund të vijë nga punëmarrësit.

Znj. Entela Myrtaj, gjithashtu si punëdhënëse, pjesëmarrëse në këtë takim, tha se këshilli i sigurisë dhe shëndetit në punë në kompaninë e saj ka qenë i ngritur, por falë ndërhyrjes përmes trajnimeve nga Shoqata Together for life, janë bërë më aktive, dhe punëmarrësit janë më të informuar.

Përfaqësues të punëmarrësve shprehën problematikat e tyre në vendin e punës, ku mungon informacioni nga kompania, por gjithashtu pranuan se trajnimet dhe diskutimet kanë qenë të nevojshme dhe duhet të jenë të pranishme, pasi çdo punëdhënës i informuar nuk përbën rrezik për kompaninë, përkundrazi, rrit mundësinë e dialogimit mbi bazë rregullash dhe ligjesh që tashmë janë të shkruara.

Rezultatet e projektit u prezantuan nga znj. Alma Kordoni. Pasi shpjegoi në linja të përgjithshme punën e bërë përgjatë një viti, znj. Kordoni u ndal specifikisht në arritjet dhe sfidat e këtij projekti.

Projekti “Mobilizimi Social mbi të drejtat e Punës” ka pasur për qëllim të përmirësojë respektimin e të drejtave të punës në sektorin Call Center në Shqipëri.

Strategjia e ndërhyrjes për të arritur këtë qëllim është nëpërmjet 3 elementëve, si më poshtë:

1) Mobilizim i punëmarrësve për të drejtat e punës përmes fushatës ndërgjegjësuese dhe mediatike, me qëllim të informimin dhe rritjen e vetëdijes punëmarrësve dhe punëdhënësve mbi të drejtat e punës në sektorin Call Center.

2) Ngritja dhe fuqizimi i Këshillave të Shëndetit dhe Sigurisë në punë në 5 kompani Call Center në Shqipëri.

3) Lobimi dhe advokimi mbi respektimin e të drejtave në punë nëpërmjet angazhimit të politikë-bërësve dhe institucioneve publik ekzekutiv për marrjen e masave për përmirësimin e situatës të të drejtave të punës në  këtë sektor në Shqipëri.

Ndërhyrjet /Mobilizim dhe fuqizimi

  • Përgatitja e udhëzuesit të Praktike për Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
  • realizimi i Kurseve të trajnimit në 4 kompani Call Center;
  • Diskutime të hapura me punëmarrës;
  • Krijimi i Këshillit të Sigurisë Shëndetit në Punë;
  • Baza e të dhënave me ankesa të shkeljes së të drejtave,paraqitja në gjykatë;
  • Fushata Kombëtare e Mediatike për të drejtat e punëtorëve në sektorin Call Center;
  • Fanpage për të promovuar të drejtat e punës dhe punën e denjë
  • Materialet e ndërgjegjësimit për të drejtat e punës në vendin e punës
  • Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore;
  • Sindikata e Punonjësve Poste-Telekomit Shqiptar SPPT;
  • Qendra për të Drejtat e Punës – CLR; Aleanca për të Drejtën në Punë;
  • Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
  • Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim;
  • Albanian Outsourcing Association- AOA;
  • Kompanitë Call Center;
  • Grupi joformal i punëmarrësve në sektorin Call Center

Arritjet

  • Projekti ka kontribuar në rritjen e bashkëpunimit tre palësh punëdhënës, punëmarrës dhe autoritete qeveritare qendrore dhe lokale mbi të drejtat e punës në sektorin Call Center /BPO në Shqipëri;
  • Është krijuar një grup pre 15 personash i konsoliduar me përfaqësues të punëmarrësve si shpërndarës informacioni me punëmarrësit e tjerë sektorin Call Center;
  • Po shtrohet rruga për të ngritur një sindikatë në sektorin Call Center në Shqipëri;
  • Janë realizuar 5 diskutime të hapura me përfaqësues të punëmarrësve mbi inkurajimin e denoncimit të rasteve në gjykatë;
  • Një Udhëzues mbi Këshillat dhe Sigurinë në Punë është publikuar dhe është shpërndarë në kompanitë e call centër-it në Shqipëri;
  • 5 Këshilla të Sigurisë Shëndetit në Punë po mentorohen janë krijuar dhe po mentorohen për të qenë funksionale;
  • Një database me të dhënat baza e të dhënave me ankesa të shkeljes së të drejtave është krijuar dhe përditësohet në mënyrë të vazhdueshme;
  • Fushata Kombëtare e Mediatike është realizuar me tematikë të drejtat e punëtorëve në sektorin Call Center;
  • Një fanpage për të promovuar të drejtat e punës dhe punën e denjë mban komunikimi të vazhdueshëm me  punëmarrës, punëdhënës dhe aktorë në fushë;

Ky workshop u organizua nga Shoqata “Together for Life”, në partneritet me “Olof Palme International  Center” si dhe mbështetjen financiare të  SIDA-s dhe Qeverisë Suedeze.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here