Për një kohë të gjatë është thënë se ngrënia e shumë yndyrnave, sidomos yndyrnave të ngopura, është e dëmshme për shëndetin. Si rrjedhojë, shumë njerëz janë munduar që ta ulin sasinë e të ngrënit të tyre.
Kjo ka çuar në rritje të konsumimit të karbohidrateve të përpunuara, si oriz i bardhë, makarona dhe bukë, të cilat lidhen me një rritje të madhe të obezitetit, për shkak se këto ushqime na bëjnë të hamë dhe më shumë.
Yndyra ëshë e mirë për të na bërë të ndihemi të ngopur dhe madje të ndihemi të ngopur për një kohë më të gjatë.
Vaktet e pasura me yndyrë çojnë në çlirimin e hormonit glukagon nga pankreasi. Glukagoni çon në uljen e yndyrnave të trupit për disa orë pas ngrënies së vaktit. Kjo ndihmon ata që dëshirojnë të dobësohen.
Shumë fise hanë sasi të mëdha yndyrnash dhe mbeten sërish të shëndetshëm. Fiset e Afrikës Lindore si Masai dhe Samburus konsumojnë të paktën 400 g yndyrna shtazore në ditë. Në Britani, 60 g në ditë quhet e shëndetshme. Njerëzit e këtyre fiseve kanë nivel të ulët kolesteroli dhe nuk kanë probleme me sëmundjet e zemrës. Kur njerëz të këtyre fiseve migrojnë në zona të tjera ku konsumojnë ushqime të përpunuara me shumë karbohidrate nivelet e tyre të kolesterolit të keq (LDL) rriten.


