Ç’duhet bërë për të mbajtur një peshë normale

Për të pasur një peshë trupore normale nevojiten thjesht 2 gjëra.

  • Të hani më mirë (e pak).
  • Të lëvizni më shumë.

perim ete zieraPër të pasur shëndet të mirë duhet ngrënë pak e nga të gjitha, duke zgjedhur ushqime natyrale.

Një mënyrë e mirë për të ruajtuar peshën ideale është të përpiqemi ti tjetërsojmë sa më pak të jetë e mundur ushqimet. “Për të ngrënë më mirë mendoni sikur keni pak të holla për pazar dhe pak kohë për të gatuar”-thotë dietologu italian Ciro Vestita. Kjo do të thotë që në vend të mishit mund të zgjidhni zarzavatet si burim proteinash. Do të shpenzoni më pak dhe njëkohësisht do të evitoni kolesterolin.

Një sallatë me perime të freskëta ka më shumë vitamina se sa ajo me perime të ziera. Peshku i gjallë është më i shëndetshëm se ai i furrës. Këto janë pjata të shpejta dhe të varfra në kalori. Ndërsa mbrëmjeve mund ti lejoni vetes makarona me salcë apo supa të mrekullueshme me thjerrëza. Në këtë mënyrë evitohet salca beshamel, përgatitja e të cilës jo vetëm mërr kohë, por ajo që është më e rëndësishme nuk bën mirë për shëndetin.

Duke i lënë më pak kohë zierjes, edhe tretja e ushqimit është më e shpejtë. Ushqimet, duke u zier më pak nuk humbasin vitaminat dhe kripërat minerale. Vitamina C nuk i reziston nxehtësisë, në procesin e zierjes ajo humbet e tëra.

Yndyrnat e mishit të zier kthehen në yndyrna të ngopura dhe krijojnë shumë shpejt kolesterol të lartë e triglicerite. Vetëm më pak raste zierja i ruan substancat aktive të ushqimeve ( tek domatja).

Shumë e rëndësishme është dhe mënyra e gatimit: ato të cilat e denatyrojnë më pak ushqimin janë metodat e thjeshta, pra: zierja, zierja me avull, ose pjekja me letër alumini./Ciro Vestita, Dietolog italian

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe