Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Shkenca thotë se 30 është mosha kur lëkura fillon të thahet, vijat fillojnë të formohen rreth syve dhe gojës, gjithashtu kolagjeni dhe elastin dobësohen. Rachel Nazarian, dermatologe në “Schweiger Dermatology Group” jep disa këshille të vlefshme në lidhje me produktet dhe përbërësit jetikë për të mbajtur fytyrën të shëndetshme pas moshës 26 vjeç.
Krem për sytë: kjo zonë delikate fillon të krijojë vija rreth të njëzetave. Sigurohuni që të përdorni një një krem të mirë për të minimizuar qeset e errëta dhe për të ndihmuar rinovimin e kësaj pjese të ndjeshme të lëkurës.
Krem me filtra mbrojtës për fytyrën: këtë krem duhet ta përdorni gjatë gjithë vitit, jo vetëm gjatë verës. Një minimum prej 30 SPF do t’ju mbrojë nga rrezatimi i përditshëm që shkakton dëme të lëkurës dhe plakjen.
Hidratimi: uji është tepër i rëndësishëm për elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës. Çdo herë që bëni dush, përdorni të përdorni vajra natyrore për të ruajtuar një lëkurë të shëndetshme.
Burimi: http://news.health.com/


