Ç’duhet të dinë mamatë për supën e mishit

Rolina Naço, dietologe

Të gjitha mamatë e dinë se supa është një pjatë e pandashme në menunë e vogëlushëve. Por ajo që ndodh shpesh është se shumë prej tyre mendojnë se mjafton lëngu i mishit për të marrë vlerat ushqyese dhe nuk ka problem nëse mishin e viçit ose të pulës nuk e konsumojnë.

supe per bebaNë fakt, lëngu i mishit ose i pulës kanë vlera ushqyese, por jo më shumë se vetë mishi. Sidomos për hekurin, që është i domosdoshëm për moshën e vogël.

Gjithashtu ndodh që të zihet sasia e duhur e mishit, por shtohen shumë perime apo përbërës të tjerë dhe bebushi nuk merr sasinë e duhur, duke konsumuar më pak seç duhet. Mishi i viçit është më i pasur në hekur dhe sasia e nevojshme është 20-30 gr.

Përveç mishit të viçit, një burim i mirë është edhe mishi i pulës, por do të duhet të preferoni atë të kofshës, pasi ka më shumë hekur. Personalisht për vajzën time, mishin si të pulës, edhe të viçit ia pres me thikë pasi zien dhe ajo e ka më të lehtë për ta ngrënë.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”