Kryefaqja Box 5 Ç’duhet të hamë për një kujtesë të fortë

Ç’duhet të hamë për një kujtesë të fortë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Elena Beta

Nëse jeni duke kërkuar të përmirësoni kujtesën, duhet të përfshini disa ushqime të shëndetshme në dietën tuaj. Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

Ja disa ushqime që ndihmojnë në mirëfunksionimin e trurit:

Domate dhe brokoliBrokoli ndihmon në nxitjen e rritjes të qelizave të reja të trurit dhe përmban kolinë. Studimet tregojnë se mungesa e kolinës gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë defekte tek foshnjat. Brokoli është i pasur me vitaminë K që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.

Arrat janë ushqime që ndihmojnë në rritjen e fuqisë të trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 kanë efekt mbrojtës për trurin dhe rrisin aftësitë njohëse dhe kujtesën. Rritin rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut të trurit duke parandaluar inflamacionin. Arrat janë gjithashtu burim i shkëlqyer i magnezit dhe vitaminës B6 që mbrojnë trurin tuaj.

Salmoni i egër është një ushqim i pasur me omega-3, si dhe acid dakosahekzahenoik (DHA) e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjes së alcajmerit. Për më tepër omega-3 ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru. Kujdes! Shmangni salmonin e përpunuar me përmbajtje të larta të mërkurit, pasi mund të japë efekte negative në trupin tuaj.

ArraDuke shtuar shafranin e indisë në ushqim mund ta mbani më të mprehtë trurin tuaj. Konsumimi i tij mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga inflamacioni. Shtojeni atë në ushqim ose spërkateni mbi qumësht të ngrohtë dhe pijeni çdo ditë për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

Domatja është një tjetër ushqim që nxit fuqinë e trurit tuaj. Është burim antioksiandtësh, gjithashtu është e pasur me lykopenë dhe ndihmon njerëzit të kenë kujtesë më të mprehtë. Shtojini domatet në sallatë, supë, omletë, gjellë ose hajini të përpunuara për të përmirësuar fuqinë e trurit tuaj.

Hulumtuesit e Universitetit të Bazelit kanë zbuluar se çaji jeshil përmirëson funksionet njohëse dhe parandalon degjenerimin e trurit. Ai mund të rrisë kujtesën dhe të parandalojë zhvillimin e sëmundjes parkinson. Mundohuni të pini 2-3 gota çaj jeshil për të përmirësuar fuqinë e trurit (jo gjithë çajrat që gjeni në treg janë çaj jeshil i shëndetshëm, kështu që mundohuni të tregoheni përzgjedhës).

Çokollata e zezë është një nga ushqimet më të mira me antioksidues. Kafeina e ndodhur në të luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vigjilencës. Çokollata përmban gjithashtu flavonoide që ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, si dhe mund të përmirësojë përqendrimin. Çokollata e bardhë ose ajo me qumësht janë gjithashtu të mira për trurin tuaj.

boronica femijeBoronica mund ta mbajë trurin tuaj të mprehtë, madje edhe në moshë të vjetër. Përmbajtja e lartë e flavonoideve që gjendet tek boronicat përmirësojnë funksionet njohëse. Gjithashtu boronicat mund të zvogëlojnë mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet alcajmer dhe parkinson. Rekomandohet të konsumohet gjysmë gote me boronica çdo ditë.

Spinaqi është i pasur me kalium dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit nga çdo lloj dëmtimi. Spinaqi përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si magnez, vitaminë E, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në uljen e zhvillimit të degjenerimit të trurit.

Shtoni disa nga këto ushqime në dietën tuaj të përditshme dhe mos harroni të pini ujë, pasi mungesa e ujit mund të shkaktojë tkurrje të trurit.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here