Certifikimi, ja lista e mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve që duhet të futen në provim

Blertina Koka

Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka publikuar listën me mjekët, farmacistët dhe stomatologët, të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të edukimit në vazhdim e për pasojë duhet të futen në provimin e certifikimit, në mënyrë që të mos humbasin vendin e punës apo të drejtën e ushtrimit të profesionit

Në njoftimin përkatës thuhet:

Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim njofton të gjithë mjekët, farmacistët dhe stomatologët e listës bashkëlidhur këtij njoftimi, që në zbatim të Nenit 33 l, “Për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional’’, të Ligjit nr. 76/2015, datë 16.7.2015, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërise”, duhet t’i nënshtrohen provimit të certifikimit.

Lista_e_farmacisteve

Lista_e_mjekeve

Lista_e_stomatologeve

Regjistrimi për provimin e certifikimit do të bëhet pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim.

Pjesëmarrësit në provim duhet :

  1. Të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj:
  2. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit;
  3. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak