Çfarë duhet të bëj për të forcuar kujtesën? Marko
Entela Basha, neurologe
Përmirësimi i kujtesës mund të realizohet nëpërmjet hapave të poshtëshënuar:
Qëndrimi mendërisht aktiv. Individët duhet të përpiqen të bëjnë aktivitete stimuluese të trurit, si p.sh.: kryerja e ushtrimeve të ndryshme matematikore, zgjidhja e fjalëkryqeve etj.
Krijimi i marrëdhënieve të mira ndërpersonale, qëndrimi mes njerëzve lufton ankthin, stresin, depresionin dhe në mënyrë indirekte, nuk dëmton kujtesën.
Të qenët i organizuar. Mbajtja e një blloku shënimesh për oraret e takimeve, porosive që keni për të kryer ju ndihmon mjaft mirë për forcuar kujtesën, njëkohësisht dhe për të mos zhgënjyer personat e tjerë, porositë e të cilëve nuk i keni kryer.
Një gjumë i mirë ju ndihmon për të forcuar kujtesën, të rriturit kanë nevoje për të paktën 7 orë gjumë.
Një dietë e shëndetshme. Ngrënia e zarzavateve, frutave, drithërave, peshkut, konsumimi i ujit, eliminimi i alkoolit forcon kujtesën
