Kryefaqja Box 1 Çfarë duhet të konsumoni në verë

Çfarë duhet të konsumoni në verë

0
Shpërndaje
Salca e domates dhe domatja e freskët:
Domatja është një dhuratë e çmuar! Karotenoidet që ajo përmban (në veçanti, lycopene) kanë një forcë antioksiduese, që na mbron maksimalisht qelizat nga radikalet e lira, të cilat mund të nisin procese kancerogjene, (sidomos meshkujt i mbron nga kanceri i prostatit!). Në verë, lëkura jonë ekspozohet shumë në rrezet e diellit, të cilat mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. Duke u ushqyer me domate të gatuara me vaj ulliri, rrisim mbrojtjen ndaj rrezeve ultravioletë.
Sugjerime:
• Domatja duhet të gatuhet pak dhe të shoqërohet me pak yndyrë, në mënyrë që të përfitohet maksimumi prej saj!
Kosi dhe Gjiza:
Në stinën e verës duhet të shfrytëzojmë rrezet e diellit sa të mundemi (sigurisht, pa u djegur!). Arsyeja është se ato na japin mundësinë të prodhojmë vitaminën D, një nga vitaminat më të çmuara në parandalimin e disa sëmundjeve, por kryesisht në mirëmbajtjen e kockave tona. Duke pasur kalcium në dietën tonë, ne do të arrijmë të shfrytëzojmë maksimumin e tij, në sajë të vitaminës D.
Kosi dhe gjiza janë produkte bulmeti të vyera. Përveç kalciumit, kosi na ofron mikroorganizma të dobishme për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve ushqimore të ndryshme, etj. Gjiza është e pasur në proteina dhe në kalcium, gjithashtu nuk përmban shumë kripë dhe në yndyrë. Për këtë arsye, ajo është një nga ushqimet më të preferuara të verës.
Sugjerime:
•Kos me fruta të ndryshme. Provoni kos pa yndyrë, me frutat tuaja të preferuara në blender dhe shijojini me akull, si një pije freskuese.
Rrushi, manaferrat, manat e bardha, qershitë, fiqtë:1
Këto fruta qëndrojnë në majën e listës së ushqimeve me vlera antioksiduese. Përveç kësaj, te rrushi i kuq dhe te manaferrat, është zbuluar një substancë, e cila quhet “resveratrol” dhe ka efekte të pazëvendësueshme në organizëm. Resveratroli mendohet se luan rol të rëndësishëm në zgjatjen e jetës! Kurse qershitë janë një ushqim shumë i mirë për të luftuar artritin dhe simptomat e tij dhe gjithashtu ndihmon diabetikët të stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak! Qershitë janë të dobishme për personat që vuajnë nga diabeti, por, natyrisht me masë. 1 kupë qershi në ditë, e ndarë në dy vakte do të ishte mjaftueshëm. Fiqtë gjithashtu janë në preferencat tona verore, pasi jo vetëm ndihmon mirëqenien e zorrës së trashë, por, gjithashtu përbërës të tij ulin kolesterolin në gjak. Manat e bardhë kanë efekt pozitiv në prodhimin e gjakut dhe na ndihmojmë të mos ndjehemi të plogësht. Gjithashtu, manat me një gotë ujë në mëngjes ndihmojnë shumë procesin e jashtëqitjes.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here