Çfarë e mbyt pasionin tonë?

Megjithëse pasioni fizik dhe emocional mund të mbetet i lartë gjatë një marrëdhënie që zgjat gjithë jetën, ai shpesh shuhet nga neglizhenca, komunikimi i pamjaftueshëm, paragjykimet dhe qëllimet e ndryshme.

cifti i lumturNe nuk e neglizhojmë qëllimisht dashurinë tonë. Në fakt, ne ngecim në punë, detyrime familjare, duke kositur barin përpara shtëpisë dhe duke u përpjekur të arratisemi një ditë në javë për të dalë me shokët. Të gjitha këto janë të nevojshme, por të gjitha marrin kohën që duhet për të ndjekur pasionin. Ne nuk dështojmë qëllimisht në komunikim. Por shpesh ne jemi shumë të turpëruar për të thmë ato që duhet të themi. Nuk dimë çfarë të themi apo si ta themi. Mund të ndihemi të frikësuar se mos dukemi të dobët, nevojtarë, plot me argumente , kërkues, të çuditshëm, apo të “pistë”.

Dhe ndonjëherë as nuk e kuptojmë se duhet të themi diçka, e kështu nevojat tona nuk shprehen, inatet përmbahen dhe kur zhgënjimet tona shtohen deri në momentin që arrijmë pikën e nxehjes, kur më në fundflasim, kërkesat ose sugjerimet tonë mund të duken si akuza ose sulme. Partneri ynë tërhiqet në mbrojtje ose kundërsulmon, dhe ja ku përcaktohen fushat e betejës. Vështirësitë tona në komunikim përkeqësohen nga paragjykimet tona. Të gjithë kemi nocionet tona mbi marrëdhëniet dhe martesën –idetë e rolevemashkullore dhe femërore të bazuara te sfondi familjar, kulturor dhe fetar. Paragjykimet shkaktojnë probleme, në rast se nuk përputhen saktësisht me ato të partnerit tuaj, gjë që nuk ka gjasa. Në ndonjë moment, ju do të dini që ata duhet të bëjnë ose të thonë diçka, që ata janë njësoj të sigurt që nuk duhet ta bëjën ose ta thonë.

Edhe nëse i kushtojmë vëmendjen e duhur të dashurë sonë, edhe nëse komunikojmë ashtu siç duhet dhe largojmë nga vetja paragjykimet, ne kemi një pengesë të vështirë; pritshmëritë dhe nevojat shumë të ndryshme të meshkujve dhe femrave. Meshkujt dhe femrat janë të barabartë, por ndryshojnë shumë fizikisht dhe emocionalisht. Nevojat e tyre janë të ndryshme dhe ata i plotësojnë këto nevoja në mënyra të ndryshme.

ciftiEdhe meshkujt, edhe femrat e duan intimitetin. Por për një mashkull, intimiteti nënkupton seksin-dhe shumë madje. Për sa i përket një mashkulli, sa më shumë seks do të thotë sa më shumë intimitet dhe një marrëdhënie më e mirë. Për një femër, intimiteti është diçka e ndryshme. Është një afërsi e mrekullueshme shpirtërore me mashkullin e saj, një ndjenjë që ajo ka zbuluar për shpirtin e saj binjak. Ër meshkujt, intimiteti ëhstë një çështje fizike. Për femrat, intimiteti ëhstë një produkt i ndjenjave dhe i zemrës. Kjo nuk është e papritur, duke aptur parasysh që meshkujt janë qenie seksuale për nga natyra. Organet tona gjenitale janë për nga jashtë trupt, interesi ynë për një femër tregohet dukshëm përmes një ereksioni dhe nevoja jonë biologjike ëhstë të përhapemi përmes” gjuajtjes” dhe “pushtimit”. Ndërkohë që një mashkull është një “ekstrovert” seksual, një femër është në përgjithësi një “introverte” seksuale. Organet e saj seksuale janë në brendësi të saj, ajo ka vështirësi për të folur për dëshirat dhe ndjenjat e sja më të thella, ëhstë e mbyllur dhe mbrojtëse.

Ajo duhet të ndihet e dashuruar dhe e lehtësuar përpara se të hapet- në mënyrë figurative ose fja për fjalë- me njëmashkull. Për femrat, pasioni seksual ëhstë rezultat i intimitetit. Kur një fëmr ndjen lidhjen shpirtërore speciale me mashkullin e saj, ata mund të bëhen vërtet të pasionuar. Kur ata nuk e ndjejnë intimitetin, ata mund të kërkojnë në mënyrë të padobishme për pasionin në brendësi të vetes së tyre, por ai nuk do të jetëatje, dhe ata nuk do të ndihen të kënaqur me jetën seksuale. Mungea e pasionit dhe e gjetjes së kënaqësisë do t’i shtyjë në mënyrë të natyrshme larg seksit. Me përhapjen e neglizhimit, komunikimit të pamjaftueshëm, paragjykimeve, nevojave dhe qëllimeve të ndryshme, nuk ëhstë çudi që kaq shumë lidhje shuhen dhe që marrëdhëniet seksuale bëhen një arsye për të debatuar ose mungojnë plotësisht. Dhe nuk ëhstë aspak çudi që kaq shumë lidhje kanë mungesë të pasionit shpirtëror dhe të dashurisë fizike. Por nuk duhet të ndodhë kështu. Ju dhe partneri juaj mund të jeni një çift i pasionuar, i bashkuar nga dashuria fizike dhe shpiertërore e pasionuar, deri në momentin që ndaheni nga kjo jetë.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet