Çfarë është dhe pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

Dr.Alket Koroshi

Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin e përgjithshëm dhe cilësinë e jetës. Duket se ky fenomen parashikon një rrezik më të lartë të vdekjes.

Një pasojë e nokturisë është përkeqësimi i gjumit, me përgjumje të shtuar gjatë ditës dhe humbje të energjisë dhe aktivitetit. Aksidentet, p.sh. kur njeriu bie e rrezohet, janë shtuar si gjatë natës ashtu edhe gjatë ditës tek të moshuarit me nokturia.

Nokturia shkaktohet nga poliuria e natës, zvogëlimi i vëllimit të fshikës së urinës,  ose një kombinim i të dyjave. Poliuria e natës mund të shkaktohet nga sëmundje të shumta, p.sh. diabeti insipidus, diabeti mellitus, dështimi kongjestiv i zemrës dhe apnea e gjumit.

Një çrregullim i sistemit të hormonit  të vazopresinës që kontrollon urinimin me nivele shumë të ulëta, ose të pazbulueshme të vazopresinës gjatë natës, manifestohet si një rritje e prodhimit të urinës gjatë natës, e cila në rastet më ekstreme arrin 85% të diurezës 24-orëshe: prevalenca e niveleve të ulëta ose të pazbulueshme të vazopresinës gjatë natës është vlerësuar të jetë 3-4% në moshat >ose= 65 vjeç.

Trajtimi i nokturisë mund të përfshijë shmangien e marrjes së tepërt të lëngjeve dhe  përdorimin e medikamenteve diuretike në paradite dhe jo në darkë, desmopresinën nga goja para gjumit në rastet e poliurisë së natës dhe agjentët antimuskarinikë në rastin e fshikëzës së super aktive ose kapacitetit të vëllimit të dëmtuar të fshikëzës.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?
Dhimbjet kronike të veshit, mjekja: Duhet të trajtohet, shkakton probleme serioze
Cilat janë shkaqet e tamburizmit?