Mund të jeni alergjik ndaj diellit. Një alergji ndaj diellit – nganjëherë e quajtur edhe fotosensitivitet – ndodh kur lëkura është tepër e ndjeshme ndaj rrezeve ultravjollcë (UV), të cilat dielli i lëshon natyrshëm. Shenjat e alergjisë nga dielli mund të përfshijnë skuqje, kruajtje, flluska… Ky reagim mund të ndodhë brenda minutave ose orëve pas ekspozimit në diell dhe mund të ndryshojë në intensitet nga siklet i lehtë deri në acarim të rëndë të lëkurës.
Gjenetika, medikamente të caktuara dhe gjendjet autoimune themelore mund të shkaktojnë alergji nga dielli. Trajtimet për alergjitë nga dielli variojnë nga modifikimet e stilit të jetesës deri te medikamentet, në varësi të ashpërsisë dhe llojit të alergjisë nga dielli. Studiuesit nuk janë të sigurt se sa njerëz preken nga alergjitë nga dielli, por vlerësohet se 2% deri në 18% e njerëzve në mbarë botën mund të jetojnë me një alergji ndaj diellit.
Llojet e alergjive nga dielli
Ekzistojnë lloje të ndryshme të alergjive nga dielli, secila me shkaqet, shkaktarët dhe simptomat e saj të ndryshme. Katër llojet kryesore të alergjive nga dielli përfshijnë:
Shpërthimi i dritës polimorf (PMLE): PMLE është lloji më i zakonshëm i alergjisë nga dielli, që prek kryesisht njerëzit me lëkurë të errët.Brenda orëve pas ekspozimit në rrezet e diellit, zhvillohet një skuqje me kruajtje ose djegie ose flluska të kuqe, që zgjat nga disa ditë deri në dy javë. PMLE zakonisht ndodh në pranverë ose në fillim të verës, pasi lëkura është më pak e ambientuar me rrezet e diellit pas dimrit.
Urtikaria diellore: Kjo është një formë e rrallë e alergjisë ndaj diellit që shkakton urtikarie (enjtje, kruarje) që shfaqen në lëkurë brenda disa minutave pas ekspozimit në diell dhe zakonisht largohen brenda 24 orëve. Urtikaria diellore ndodh për shkak të një përgjigje jonormale imune ndaj rrezeve UV.
Reaksioni fotoalergjik: Kjo lloj alergjie ndaj diellit ndodh kur përbërësit në disa ilaçe ndërveprojnë me rrezet UV, duke shkaktuar reagimin e tepruar të sistemit imunitar. Si rezultat, ju mund të zhvilloni një skuqje me gunga të kuqe ose flluska që rrjedhin. Skuqja zakonisht zhvillohet brenda një deri në tre ditë pas ekspozimit në diell.
Purigo aktinike: Purigo aktinike është një alergji e rrallë e trashëguar ndaj diellit që shkakton kruajtje të lëkurës, me gunga ose me luspa pas ekspozimit në diell. Kjo gjendje kronike shpesh fillon në fëmijëri para moshës 10 vjeç.
Simptomat
Simptomat e alergjisë nga dielli mund të ndryshojnë nga personi në person, në varësi të ashpërsisë dhe llojit të alergjisë ndaj diellit që ata kanë. Ndërsa disa njerëz mund të kenë vetëm simptoma të lehta, të tjerët mund të zhvillojnë reagime më të rënda ndaj ekspozimit ndaj dritës së diellit.
Individët që mund të kenë shqetësimet e mësipërme apo të ngjashme me to, së pari duhet të dallojmë nëse këto probleme mund të jenë shkaktuar nga alergjia ndaj diellit dhe të bëjnë lidhjen :
- Nëse kjo skuqje dhe kruajtje ndodh vetëm kur ekspozohen me rrezet e diellit.
- Nëse shqetësimet fillojnë brenda 2 orëve të para nga veprimi i diellit.
- Nëse simptomat u shfaqen në ditët e para të pranverës dhe gradualisht fillojnë të bëhen më të lehta (madje mundet edhe të zhduken) me kalimin e ditëve apo të javëve.
Në qoftë se do të kemi përgjigje pozitive për të gjitha këto pyetje, atëherë jemi të sigurt që kemi një alergji apo ndjeshmëri të lartë nga rrezet e diellit, e cila mund të jetë një alergji e një natyre të lehtë. Në qoftë se shqetësimet nuk janë vetëm skuqje dhe kruajtje, apo edhe elemente të tjerë që i kemi përmendur më sipër, si fryrje (edema), flluska apo dhe zona të vogla të kuqe (hemorragjike) nën lëkurë, atëherë është e domosdoshme konsulta me mjekun alergolog, për të saktësuar diagnozën në bazë të historisë së sëmundjes, asaj familjare dhe në bazë të ekzaminimeve (analizave) që duhet të kryeni, të cilat janë kompetencë vetëm e mjekut të specializuar për alergjinë.
Këto analiza përfshijnë ato që duhen për të përjashtuar probleme apo diagnoza të tjera, të cilat mund të shfaqen për herë të parë me një mbindjeshmëri nga dielli, gjithashtu dhe analizën specifike të llojit të alergjisë. Pas konfirmimit të diagnozës, mjeku do t’ju kërkojë informacion në lidhje me medikamente që përdorni, apo kremra dhe preparate që keni në përdorim. Sipas rastit, mjeku do t’ju sugjerojë ndryshimin e mjekimit apo ndalimin e përdorimit, për të parë nëse shqetësimet në lidhje me alergjinë nga dielli do të zhduken apo jo./shendeti.com.al