Kryefaqja Box 4 Cfarë është PAP TESTI dhe kur duhet të kryhet ai

Cfarë është PAP TESTI dhe kur duhet të kryhet ai

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Pap Testi është një test i shpejtë dhe i thjeshtë që bëhet për të parë qelizat e qafës së mitrës. Ky test mund të tregojë nëse ju keni një infeksion në qafën e mitrës, qeliza jonormale apo kancer të qafës së mitrës.

Pap Testi zbulon qelizat jonormale në fazat e hershme pa dhënë akoma kancer të qafës së mitrës. Pjesa më e madhe e kancereve të qafës së mitrës mund të kapen në kohë atëherë kur trajtimi bëhet më i lehtë dhe shanset për kurimin e tij janë shumë më të mëdha.

Kur duhet bërë Pap Testi?

Rekomandimet për kryerjen e Pap Testit janë të ndryshme. Disa rekomandojnë kryerjen e Pap Testit çdo 1 deri në 3 vjet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandohet: Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç duhet të kryejnë Pap Testin! Femrat e moshave 21 deri në 49 vjeç duhet të kryejnë Pap Testin çdo vit. Nëse 3 Pap Teste rresht dalin normal, atëherë Pap Testi duhet të vazhdohet të kryhet çdo tre vjet. Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç duhet të kryejnë Pap Testin çdo 3-5 vjet. Në moshën 65-vjeçare, ju mund të ndaloni kryerjen e Pap Testit vetëm nëse e keni kryer rregullisht atë që në moshën 50 vjeç dhe keni patur rezultate normale.

Para se të bëni Pap Testin duhet të këni parasysh këto pika

– mos bëni dushe vaginale me locione 2 ditë para Pap Testit

– mos kryeni marrdhënie seksuale 2 ditë para

– mos përdorni kremra 2 ditë para

– shkoni të bëni Pap testin disa ditë larg mensturacioneve

– mos përdorni suposto vaginale 2 ditë para tesit

Nëse rezultati i Pap Testit del jonormal, do të thotë që disa qeliza jonormale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze. Është e rëndësishme të mbajmë mend se qelizat jonormale jo gjithmonë bëhen kanceroze. Në disa raste pjesët jonormale duhen hequr që të mos kthehen në kancer. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë në spitalin gjinekologjik dhe nuk kërkon që ju të shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here