Çfarë i ndodh organizmit nëse hani bajame çdo ditë?

bajame

Gjërat e shijshme jo gjithmonë janë të shëndetshme dhe e anasjellta. Ky është edhe rasti i bajameve. Ato përmbajnë shumë vitamina dhe elementë të tjerë që ju ndihmojnë të jeni të shëndetshëm dhe të bukur njëkohësisht. Po e dini se çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani disa bajame gjatë një dite?

Rregullon kolesterolin

Bajamet bëjnë pjesë tek lista me 5 produkte që rregullojnë nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Përmirësojnë flokët

 

 

Bajamet përmbajnë vitamina dhe minerale shumë të nevojshme për rritjen e flokëve, duke i bërë ato të shëndetshme dhe të bukura.

Shmangin sëmundjet e zemrës

Për shkak se kanë në përmbajtjen e tyre antioksidantë, magnez dhe koper, bajamet ndihmojnë shëndetin e zemrës duke shmangur sëmundjet e ndryshme.

Ngadalësojnë rrudhat

Bajamet përmbajnë magnez, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë që ndihmon lëkurën.

Ndihmojnë për humbjen e peshës

E kemi dëgjuar vazhdimisht të na thonë kur jemi me dietë që duhet të konsumojmë bajame. Studimet shkencore kanë provuar se njerëzit që hanë bajame çdo ditë kanë një trup më të mirë dhe nuk shtojnë në peshë.

Ndihmon me përmirësimin e aktivitetit të trurit

Konsumi i rregullt i bajameve përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmban dhe acideve të shëndetshme.

Burimi:balkanweb.com

Postime të ngjashme

Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme