Çfarë janë alergjitë ushqimore

Alergjitë ushqimore përbëjnë një ndër aspektet më kontradiktore dhe më të nënvleftësuara të fushës së alergologjisë, për arsye të ndryshueshmërisë së kuadrit klinik përkatës dhe vështirësive që kanë lidhje me vendosjen e diagnozës, të cilat përbëjnë pengesa të mëdha për mjekun.

alergji ushqAlergjia ushqimore mund të përcaktohet së bashku me simptoma moroze (sëmundje) që shfaqen në disa individë nga ngrënia e substancave, që për pjesën më të madhe të personave tolerohen mirë. Ekzistenca e personave që paraqesin simptoma moroze (sëmundje) të ndryshme çdo herë që konsumojnë ushqim (vezë, karavidhe, mish derri, luleshtrydhe dhe mjedhër) ka tërhequr vëmendjen e mjekëve që në antikitetin e largët.

Si rregull, në alergjitë ushqimore, predominojnë simptoma të sëmundjeve të stomakut dhe të intenstinit, ndërsa në alergjinë e shkaktuar nga polemi i bimëve predominojnë simptoma të sëmundjeve të stomakut dhe të intensitetit, ndërsa në alergjitë e shkaktuara nga polemi i bimëve predominojnë shfaqje të sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes, për arsye se reaksioni alergjik tenton të lokalizohet në pikën e kontaktit të tij të parë, për të njëjtin motiv, shfaqjet në lëkurë të shkaktuara nga pluhurat larës lokalizohen në gishtat e dorës. Por, në rastin e alergjive ushqimore, zakonisht pas një faze gastrointensinale, manifestohen edhe dhembje të mëlçisë në formë krizash, që nisin të tregojnë “luftën” që bëhet në mëlçi për të penguar hyrjen e substancave të dëmshme në qarkullimin e përgjithshëm.

Në shumicën e rasteve reaksioni alergjik varet nga sasia e substancës së dëmshme të hyrë në organizëm, sasi të vogla shkaktojnë në përgjithësi simptoma pastro-intensinale, sasira të mëdha shkaktojnë dëmtime të lidhura me krizat e mëlçisë, doza shumë të mëdha krijojnë premisa për manifestime morboze të tipit alergjik, të cilat mund të verifikohen që në largësi astmë, urtikarie, dhembje koke, blefarite, konjunktive.

Ekziston një gamë e gjërë çrregullimiesh të cilat nuk duhen nënvlerësuar si: shfaqjet e papritura të kruarjeve në gojë ose fryrja e buzëve, e qiellzës dhe e gjuhës që me kontaktin e parë me ushqimin alergjik. Jo rrallë mund të ndeshen simptoma më të rëndësishme, ose të vonuara si: të vjella, dhembje barku dhe çregullime intestinale./ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Anemia, një problem mjekësor i keqvlerësuar dhe i keqmjekuar