Çfarë mund ta shkaktojë kancerin e stomakut?

Faktorët e riskut

  1. Të kesh infeksion me HP (helikobakter pylori) na ekspozon 2-6 herë më shumë ndaj kancerit në krahasim me ata që nuk e kanë këtë infeksion. Të kesh HP së bashku me një formë geni që shkakton aciditet të ulët në stomak rrit rriskun për kancer të stomakut.
  2. pain_stomachSeksi mashkull, i riskuar 2 herë më shumë se seksi femër.
  3. Mosha 50-60 vjeç. Por mund të haset edhe nën moshën 40 vjeç.
  4. Dieta ka një rol të rëndësishëm. Konsumimi i ushqimeve të konservuara, të tymosura, të regjura, i ushqimeve me përmbajtje të nitriteve dhe nitrateve, sidomos në mishrat e përpunuar, përbën një faktor risku që nuk duhet neglizhuar.
  5. Alkooli dhe duhani
  6. Stomaku i operuar përbën rrezik pas rreth 20 vjetësh nga operacioni i bërë. Zakonisht bëhet fjalë për heqjen e një pjese të stomakut, ose për rivendosje të valvulës pylorike, ndërhyrje që bëheshin për trajtimin e ulçerës peptike.
  7. Polipet e stomakut, të cilat janë rritje të vogla në brendësi të stomakut, në përgjithësi janë beninje, por polipet adenomatoze sidomos kur janë me diametër më të madh se 1 cm, janë shpesh prekanceroze.
  8. Sindroma familjare e kancerit përfshin një çrregullim të trashëgueshëm; si polipoza adenomatoze familjare, kanceri jo polipoz i kolonit, të cilat lehtësisht rrisin riskun për kancer të stomakut.
  9. Historia familjare: në qoftë se prindërit kanë vuajtur nga kjo diagnozë, ekziston një risk 2-4 herë më shumë për kancer stomaku.
  10. Anemia pernicioze është një konditë që shpesh shoqëron gastritin atrofik. Kjo lidhet me mungesën e vitaminës B12, e cila ndikon në prodhimin e qelizave të kuqe, të shëndetshme të gjakut. Kjo anemi kurohet lehtë me injeksione të vit B12, por të kesh këtë sëmundje, ke një risk për kancer stomaku.
  11. Grupi i gjakut A: për arsye ende të panjohura personat me këtë grup gjaku kanë një risk me të madh për kancer stomaku.
  12. Ekspozimi ambjental ka të bëjë me disa vende pune të kontaminuara si me asbest, nikel etj.
  13. Obeziteti: burrat që peshojnë 15-20 kg më shumë se pesha ideale kanë një risk më të madh.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe