Kryefaqja Shendeti a-z A Çfarë ndikimi kanë alergjitë ushqimore tek artriti?

Çfarë ndikimi kanë alergjitë ushqimore tek artriti?

0
Shpërndaje

*Julia Kollçaku, mjeke reumatologe, Poliklinika e Specialiteteve nr.3, Tiranë

Ka mundësi që disa nga shenjat tuaja të artritit të jenë pasojë e alergjive ushqimore dhe intolerancës, ndaj eliminimi i këtyre ushqimeve nga dieta mund të ndihmojë në simptomat tuaja.Artriti reumatoid

Një alergji akute ushqimore është rezultat i një reagimi të ekzagjeruar të sistemit imuntar ndaj një ushqimi që trupi gabimisht e sheh si të dëmshëm. Ndërsa sistemi imunitar e konsideron një ushqim të veçantë si të dëmshëm, ai krijon antitrupa specifikë për të. Pas kësaj sa herë që trupi merr këtë ushqim, sistemi juaj imunitar çliron një sasi histamine, një kimikat i projektuar për të mbrojtur trupin. Përgjigjja e histaminës mund të nxisë një sërë simptomash alergjike që shkaktojnë skuqje të menjëhershme, pulla të kuqe, vraja, inflamacion, madje edhe shok anafilaktik (vështirësi në frymëmarrje, rënie e tensionit të gjakut madje edhe vdekje nëse nuk merret trajtimi mjekësor i menjëhershëm). Ky lloj reaksioni alergjik shfaqet shpejt, nga disa minuta deri në dy orë pas konsumimit të ushqimit problematik.

Gjithashtu problem përbën intoleranca ushqimore. Në raste të tilla ushqimet formojnë një përgjigje inflamatore ose një varietet simptomash të tjera, si lodhje kronike, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, akne, ekzema, dhimbje koke, “turbulime” mendor dhe një sërë problemesh të tretjes.

Vështirësia me intolerancën ushqimore qëndron në faktin se është e vështirë për t’u diagnostifikuar dhe shpesh ngatërrohet me probleme të tjera shëndetësore. Për shembull, kur keni reagim të avashtë ndaj një ushqimi, trupi juaj mund të reagojë duke dhënë një dhimbje kyçesh disa ditë pasi e keni ngrënë atë. Ju dhe doktori juaj mund të mos e lidhni dot dhimbjen e kyçeve të së enjtes me atë që keni ngrënë të hënën. Njerëzit që vuajnë nga toleranca ushqimore zakonisht kanë më shumë se një simptomë. Kështu, nëse keni dhimbje kyçesh dhe probleme me tretjen për shembull, ka shumë mundësi që të keni intolerancë ushqimore./ https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here