Çfarë nuk dimë për pataten

Patatja ka shuar prej shekujsh urinë e brezave. Në Amerikën Prekolumbiane patatja ishte një produkt i përdorur prej 7.000 vitesh, ndërsa në Evropë, e importuar nga spanjollët ajo u zhndërua në ushqimin kryesor  për të varfrit.

patate te furresPër të marrë të njëjtën sasi kalorike të 70 gram brumrave nevojitem 280 gram patate. Shpesh harrohet se patatja është një produkt “i gjallë”, një zarzavate që përveç karbohidrateve ka edhe enzima dhe vitamina (vitaminën C në veçanti). Patatet përmbajnë gjithashtu edhe aminoacide (lizina) të nevojshme për rritjen e fëmijëve. Tre patate të ziera me hudhër e majdanoz, të shtypura në darkë bëjnë një pjatë e cila të ngop, është e ushqyeshme dhe kushton fare pak. Për ata që kanë oxhak në shtëpi, pjekja e patateve është ideale.

Patatja e skuqur nuk rekomandohet. Sa më shumë patate të ziera, pure patatesh pasi janë pjata që mbajnë pak kalori.

patate te zieraPër tu përmendur është edhe përdorimi që kinezët i bëjnë lëkurës së patates. Ata i përdorin për kompresa në raste gërvishtjesh, apo djegie të lehta të lëkurës.

Cilat patate duhen zgjedhur?  Në qershor patatet e reja, në dimër patate pa embrion, të cilat duke qenë të pasura me solaninë përbëjnë rrezik për shëndetin./Ciro Vestita, dietolog italian.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe