Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta
Është e njohur se gratë japoneze rrallë vuajnë nga kanceri i gjirit.
Një studim i bërë në Norvegji, gjeti se individët që pinë tre gota qumësht në ditë, janë më të ekspozuar ndaj kancerit të gjirit në krahasim me individët të cilët pinë gjysmë filxhan ose më pak.
Duke u nisur nga hulumtimet e kryera, besoni apo jo, qumështi është me të vërtetë përgjegjës për rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit. Dikur besohej se qumështi vetëm përshpejtonte zhvillimin e kancerit ekzistues, por këtë herë shkencëtarët norvegjeze argumentojnë se kjo është pikërisht shkaku kryesor i shfaqjes së kësaj sëmundje.
Shumica e rasteve të kancerit të gjirit mund të gjenden në Finlandë, Suedi, Britani, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, pasi në këto vende konsumi i qumështit kap shifra të mëdha.
Në anën tjetër, kanceri i gjirit është jashtëzakonisht i rrallë ose nuk ekziston në kulturat ku qumështi me origjinë shtazore nuk konsumohet.
Është e njohur se hormonet që gjenden në qumësht kanë potencial kancerogjen.
Burimi: http://www.humanhealthinfo.com/


