Kryefaqja Aktualitet Çfarë pritet nga marrëdhëniet terapeutike?

Çfarë pritet nga marrëdhëniet terapeutike?

0
Shpërndaje

Stefano Alice*, Fabiana Ciullo**

Mara Fiorese*, Artiola Islami*

Maurizio Ivaldi*

*Mjekësia e Përgjithshme, Genova

** Doktor në Shkenca dhe Teknika Psikologjike, Genova

Duke përshkruar se çfarë presin pacientët nga mjeku që ndjekin. Rishikohen karakteristikat kryesore që duhet të ketë një mjek për tu përgjigjur nevojave të Mjekësisë komplekse, duke lënë të kuptohet në borë për t’i marrë ato.

Çfarë pret pacienti nga ata që kujdesen për të?

Në planin e përgjithshëm, duket se përgjigje më e thjeshtë dhe shteruese është që pacienti pritet të marrë një lehtësim nga një vuajtje. Por, praktika na mëson që shpesh pritshmëritë e pacientit janë shumë më precize.

Është një fakt që nuk duhet të na habis, sepse në pjesën me të madhe të rasteve është pacienti që zgjedh kur e për çfarë motivesh të konsultoj një mjek e mbi të gjitha, nëse është e mundur, të zgjedhë tek cili mjek të vizitohet.

Gjithashtu, pacienti ka thuajse gjithmonë një këndvështrim të tijin për problemet që e prekin atë dhe ndonjëherë, ka një ide të saktë rreth analizave që mendon që duhet tu nënshtrohet ose dhe mbi kurimin që i duhet dhënë; për më tepër në përfundim të kontrollit të parë, pacienti ka krijuar një opinion mbi mjekun që ka pasur përballë, duke e interpretuar vëmendjen sipas mënyrës së tij; kështu edhe pacienti duhet të ngjallur reaksion tek mjeku, për të cilin do të ishte mirë që profesionisti të ishte i vetëdijshëm.

Ja, pse marrëdhëniet, përtej faktit që janë pjesë qendrore e procesit të shërimit (kurimit) dhe që kërkojnë kapacitete të mira komunikuese, ka edhe aspekte të tjera përbëre si ato konfliktuale e për pasoj kërkon strategji negociuese.

Në fund duhet rikujtuar që asgjë e ndalon një pacient pak të bindur që të mos ndjek këshillat  dhe recetat e mjekut, të cilit janë, pra,  i kërkon aftësi bindëse.

Nëse në të kaluarën trajtimi me gjentilesë i pacientëve konsiderohej një fakt edukimi, sot është me vetëdije se marrëdhënia mjekë-pacientë modifikon rrjedhjen e sëmundjes dhe influencon mbi rezultatin e kurimit.

Në planin neurologjik është dëshmuar që gjatë marrëdhënieve të kurimit aktivizohen sisteme neuronal që favorizojnë ose pengojnë shërimin ( F. Benedetti, The patient’s Brain, Oxford University Press, 2011)

Nëse marrëdhënia mjek-pacient është e mirë, për shembull, aktivizohen neuoronet që dallojnë rrugët tipike të pezmatimit kronik, që përmes aksit hipofizës- hypothalamic- veshkës gjenerojnë përgjigjet pro-pezmatimit.

Një mjek i mirë nuk mund të jetë, pra një vëzhgues në distancë të pacientit, nuk është pjesë neutrale; në të kundër është një protagonist aktiv të një marrëdhënie autentike dhe si e tillë i është kërkuar përfshirja dhe jo distancimi, prania mendore dhe jo vetëm ajo fizike, me fjalë të tjera i kërkohet një vëmendje e ndryshme dhe më e vërtetë, gjithçka rreth ndjeshmërisë, dëgjimit, hapja dhe sinqeriteti.

Në një plan kulturor kjo do të thotë që është kaluar nga një vizion objektiv të kurimit tek një konstruktivë, që u kushton vëmendje faktorëve që modulojnë marrëdhëniet, të lidhur me strukturën e personalitetit të subjekteve ndërvepruese dhe të faktorëve që dalin në marrëdhëniet (kush jam unë për pacientin dhe çfarë është ai për mua?)

Atë që profesioni pret nga ndjekësit e tij?

Karakteristikat kryesore që mjeku duhet të ketë sot janë të përmbledhura kështu: kapaciteti integruese i njohjeve të ndryshme, kompetencat specifike teknike të disiplinës, aftësi për marrëdhënie, përshtatje në kontekstin organizativë, kapacitetin për të përballur kompleksitetin e situatave, mundësitë e zakoneve mendore me aftësitë për të vëzhguar pikërisht emocione e për të njohur gabimet (Epstein RM, Hundert EM. Defining and assessing professional competence. JAMA 2002; 287: 226-35).

Pas thirrjes së detyrueshme të kompetencave teknike shkencore, qëndron këmbëngulja mbi jo technical skills, mbi kompetencat transversale, shpesh të përkufizuara si të buta që kanë të bëjnë mbi të gjitha me fushën e marrëdhënieve; aftësitë e buta, në fakt, janë ato që na lejojnë të kuptojmë të tjerët, duke përfshirë emocionet dhe ndjenjat.

Një insistim që nuk është për tu habitur, në merret parasysh që përdorimi i tyre nuk është i limituar në fushën e rëndësishme të raportit me pacienti, ata në fakt rezultojnë themelore edhe për një motiv tjetër: rrisin kapacitet për të punuar në grup e për të bashkëpunuar për të arritur objektivat, që janë cilësi vitale për menaxhimin.

Aftësi marrëdhëniesh për të administruar gjithmonë më shumë kërkesa mjekut për nevojën, që dallon këto vite, që duhet të kuroj  raste “komplekse”, ose shumë pacientë të infektuar nga një sëmundje akute, të mirë përcaktuar dhe të destinuar për tu zgjidhur në një mënyrë ose në një tjetër, sesa të përballoj problemet e përcaktimit të vështirë, që dalin në sëmundjet kronike, në pjesën më të madhe të rasteve të moshuarve, që janë të infektuar nga më shumë sëmundje në të njëjtën kohë, për të cilat marrin shumë ilaçe me pasojë rritje të ngjarjeve të padëshirueshme.

Mjekësia e kompleksitetit dhe formimit

Sot, pacienti tipik është një person i moshuar me shume sëmundje kronike; në këto raste: qasja e kurimit është shumë disiplinore dhe shumë profesionale; problemet shëndetësore kanë iperkursione mbi autonominë funksionale, që sjellin në mënyrë të pashmangshme problemet psikike, sociale dhe ekonomike (efekti domino); mjekut i kërkohen në të njëjtën kohë kompetenca teknike, marrëdhënie dhe organizative. Për të fituar sfidën që Mjekësia e kompleksitetit përfaqëson, mjeku duhet të jetë i formuar në mënyrë adeguate. Mbi të gjitha marrja e soft skills përfaqëson një problem për Pedagogjinë Mjekësore, të hapur në këto vite të teknikave të reja, që parashikojnë përdorimin didaktik të stimulimeve jo vetëm për stërvitjen teknike, por edhe për marrjen e aftësive komunikuese dhe për të ristrukturimin e modeleve mendërore.

Në moment, për sa i përket soft skills, mund të afirmohet që aftësi të tilla, përderisa të inkuadruara në mënyrë teorike, është thelbësore, merren në mënyrë kryesore përmes didaktikës toturiale ose duke vëzhguar sjelljet virtuoze dhe prodhuese të personave kompetentë nën profilin e marrëdhënieve.

Shkruan në fakt, Albert Bandura: “Pjesa më e madhe e sjelljeve njerëzore merret duke vëzhguar përmes modelimit: nga vëzhgimi i të tjerëve, krijohet një ide si si ndiqet sjelljet e reja, dhe në vazhdim informacionet e koduara nevojiten si guidë për aksionin” (Social Learning Theory, Prentice Hall, Engleëood Cliffs, NJ, 1977)

Bibliografia

  •  Alice S et al. Mjeku dhe pacienti mes harmonisë dhe konfliktit

M.D. Medicinae Doctor 2019; 4: 12-13

  • Botto ME. Mjek të mirë dhe pacientë të këqij? Genova Medica 2019; 1: 16-17
  • Carelli F. Alice S. Mmg është ora për të “komunikuar”. Eksperienca mbi fushën nuk mjafton: aftësitë e marrëdhënieve duhet të mësohen. Sole 24 Ore 2018; 2: 15-21.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here