Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Shtresat dhjamore në bark janë tepër të vështira të eleminohen, ndërkaq mund të grumbullohen në çast. Mund t’i eliminoni ekskluzivisht me kombinimin e ushtrimeve trupore dhe ushqimit, madje me ushtrime për tërë trupin, e jo vetëm me ushtrime vetëm për barkun.
Eliminimi i dhjamit nga barku nuk është aspak i lehtë, posaçërisht për personat të cilët kanë trupin në formë molle.
Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë e heqjes së shtresave të dhjamit rreth barkut është me anë të kombinimit të një të ushqyeri të ekuilibruar dhe ushtrimeve specifike. Varësisht nga sasia e dhjamit në bark dhe bel, varet nëse mund t’ju ndihmojë dieta e shpejtë.
Ja rregullat kryesore që duhet të ndiqni, nëse keni vendosur të ndryshoni formën trupore e të keni më pak bark!
Ujë të ngrohtë me limon çdo mëngjes
Qëndroni të hidratuar (8 gota uji në ditë janë të këshillueshme)
Qëndroni aktiv dhe merrni sa më shumë ajër të pastër
Bëni ushtrime të ndryshme, të rekomanduara nga një instructor i specializuar
Kujdes me gjumin, dhe vaktet që konsumoni gjatë ditës
Burimi: http://www.healthysuite.net/https://shendeti.com.al


