Çfarë të hani dhe të mos hani nëse doni të ngeleni shtatzënë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

foodyhPo përpiqeni të ngeleni shtatzënë?  Ndiqni këto sugjerime nga Jorge Chavarro, profesor i të ushqyerit dhe epidemiologjisë në universitetin e  Harvardit, departamenti i Shëndetit Publik dhe bashkë-autor i “The Fertility Diet”

Hani shumë …

Drithërat: Bukë gruri, dhe karbohidrate të tjera me indeks të ulët glycemik. Drithërat do të ndihmojnë rregullimin e glukozës në gjak dhe nivelin e insulinës, e cila ndihmon në pjellori.

Perime dhe proteina: Dr. Chavarro ka gjetur se gratë që konsumojën një numër të lartë të proteinave nga soja dhe bimë të tjera (të tilla si fasule dhe arra) kanë më pak të ngjarë të kenë probleme me ovulacionin.

Fasule: Përveç proteinave, fasulet dhe thjerrëzat janë plot me hekur, një lëndë ushqyese që ështëe  lidhur me rrezikun e reduktimit të infertilitetit.

Evitoni…

Yndyrnat: Shumë ushqime të skuqura dhe të paketuara përmbajnë yndyra, të cilat mund të rrisin rrezikun e infertilitetit.

Pijet e gazuara: Një studim i vitit 2012 zbuloi se gratë që pinin tre ose më shumë pije të gazuara në ditë kishin gjasa 52 për qind më pak të mbetur shtatzënë me ata që nuk konsumonin këto pije.

Mishin: shtimi i mishit në dietë, duke përfshirë pulë, gjel deti, apo mish të kuq është i lidhur me rritjen e rrezikut të infertilitetit me 32 për qind, sipas hulumtimeve të dr. Chavarro.

Alkoolin: pijet me përmbajtje alkooli janë tepër të rrezikshme dhe mund të vështirësojnë rrugën për të ngelur shtatzënë.

Burimi: neës.health/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale