Çfarë të hani kur jeni shtatzanë dhe nuk ndiheni mirë

Dietologia Blerina Bombaj

Gjatë shtatzënisë mund të keni përzierje të stomakut në orët e mëngjesit, diarre ose konstipacion. Mund të ketë momente kur e keni të pamundur të fusni një kafshatë të vetme në gojë. Ja disa këshilla:

grua shtatzene 1Përzierjet e mëngjesit: Konsumoni krakera, drithra ose buke të thekur pa u ngritur akoma nga krevati; hani nga pak dhe shpesh; evitoni ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura.

Kapsllëku: Konsumoni më shumë fruta dhe zarzavate. Pini të paktën 8 gota ujë në ditë.

Diarrea: Konsumoni salcë molle (bëhet nga molla e cila ngrohet në një enë mbi zjarr mesatar dhe shtypet për t’u bërë në formë pureje), banane, oriz të bardhë dhe bukë të bardhë.

Urthi: Konsumoni vakte me volum të vogël dhe shpesh gjatë ditës; përpiquni të pini qumësht përpara vaktit; evitoni kafeinën dhe mos u shtrini menjëherë pas konsumimit të një vakti; pini ujë midis vakteve dhe jo bashkë me to.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave