Çfarë të hani para dhe pas palestre

Disa nga dietologët profesionistë të palestrave më të famshme ju japin këto këshilla për të pasur një trup të bukur dhe të shëndetshëm:

kafe 1Para palestrës

  • Vezë, është e mbushur me proteina dhe vlera ushqimore.
  • Bukë thekre, një orë para se të filloni ushtrimet në palestër konsumoni një fetë bukë thekri të thekur, pasi ju ndihmon të keni më shumë energji.
  • Bajamet, janë burime të yndyrnave të mira, të cilat ndihmojnë trupin tuaj të ruajë balancat e sheqerit në gjak. Këshillohen të hahen disa kokrra para stërvitjes.
  • Kafe, është e qartë që kafeina jep energji, gjithashtu ndihmon në reduktimin e yndyrës së trupit. Është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për tu prekur nga diabeti.
  • Kos frutash, mund ta përgatisni edhe në shtëpi, duke përdorur banane ose fruta të tjera. Kosi është burim i mirë i fibrave dhe vitaminës B.

Sallate jeshilePas palestre

  • Makarona, një orë pas përfundimit të palestrës mund të filloni të hani. Kjo është e nevojshme, pasi ju duhet të rikuperoni energjitë e humbura. Makarona, peshk, perime rekomandohen nga dietologët. Për vegjetarianët makaronat me perime janë një zgjidhje e mirë.
  • Oriz integral, orizi ndihmon në rifitimin e energjive të humbura gjatë aktivitetit fizik, shmangni orizin e bardhë.
  • Lakër jeshile, brokol dhe spinaq, ndihmojnë në humbjen e yndyrës dhe janë të pasura me minerale./Glamour Magazine

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe