Që nga data 29 tetor, ChatGPT ka ndaluar ofrimin e udhëzimeve të drejtpërdrejta për trajtime mjekësore, çështje ligjore dhe menaxhim parash. Tani, roboti konsiderohet zyrtarisht si një “mjet edukues”, jo si këshilltar, dhe kjo përcaktohet qartë në kushtet e reja të përdorimit.
Çfarë ka ndryshuar:
• nuk jepen më emra ilaçesh apo doza
• nuk ofrohen më modele padish, strategji gjyqësore apo udhëzime të tipit “ja çfarë duhet të bësh nëse…”
• nuk jepen më këshilla investimi apo sugjerime për blerje/shitje
Tani modeli mund vetëm të shpjegojë parime, të përshkruajë mekanizma të përgjithshëm dhe t’u rekomandojë përdoruesve të konsultohen me një mjek, jurist apo këshilltar financiar.
Inteligjenca artificiale dikur vepronte si “avokat” apo “terapist”, por rregulloret dhe frika nga përgjegjësitë ligjore e kanë kufizuar, gjigantët e teknologjisë nuk duan të përballen me padi.
