Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh

Operatori i Sterilizimit do të blejë 20 milionë euro kite, reagentë dhe materiale mjekësore për të ofruar shërbimin e kontrollit mjekësor për popullatën. Sipas dokumentave të publikuara në regjistrin e parashikimit të prokurimeve, këto materiale mjekësore do të blihen në funksion të kryerjes së check up-it për tre vitet e ardhshme.

Shërbimi i kontrollit mjekësor të qytetarëve për 10 vitet e shkuara është kryer me konçesion nga një kompani private e quajtur 3p life, pronarja përfituese e së cilës është biznesmenja Vilma Nushi. Qytetarët shqiptarë paguan përmes buxhetit 8.76 miliardë lekë ose rreth 95 milionë euro me kursin aktual për këtë shërbim në 10 vitet që ai ofrohej nga koncesionari.

Një muaj më parë, qeveria njoftoi se me përfundimin e konçesionit, shërbimi do të kryhet nga shteti përmes Operatorit të Sterilizimit, i cili veç check up-it është ngarkuar të ofrojë edhe shërbimin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë dhe atë të hemodializës, edhe këto të konçesionuara më parë.

Operatori i Sterilizimit pritet të nisë ofrimin e shërbimit të kontrollit bazë mjekësore duke filluar nga tetori i këtij viti kur përfundon edhe konçesioni.

Përqëndrimi i ish konçesioneve tek Operatori i Sterilizimit e ka shndërruar këtë strukturë në një nga njësitë më të mëdha shpenzuese të buxhetit duke prokuroruar dhjetra milionë euro mallra ose shërbime në vit./kapitali.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun