Kryefaqja Box 6 Cila është mosha ideale për t’i hequr pelenat fëmijëve?

Cila është mosha ideale për t’i hequr pelenat fëmijëve?

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Kalimi nga veshja e pekenave në përdorimin e tualetit është një moment shumë i rëndësishëm dhe shumë i vështirë për fëmijën. Shumica e fëmijëvë e ndalojnë përdorimin e pelenave midis moshës 18 – 30 muajsh, por kjo gjë sigurisht që varet nga fëmijët. Disa fëmijë i heqin plotësisht pelenat pas moshës 4 vjeçare.

Koha për heqjen e pelenave është e ndryshme për çdo fëmijë dhe sipas studimeve të ndryshme trajnimi për të përdorur tualetin shumë herët ose shumë vonë mund të çojë në regres ose vonesa.

Megjithatë, shumica e fëmijëve janë fizikisht dhe emocionalisht gati për të hequr pelenën midis moshës 18-24 muaj.

Kur duhet të filloni trajnimin e heqjes së pelenave me fëmijën?

Për të ditur nëse është koha të ndaloni përdorimin e pelenave dhe të filloni trajnimin e tualetit, kërkoni shenja të gatishmërisë tek fëmija juaj, duke përfshirë:

  • Aftësinë për të ndjekur udhëzime të thjeshta
  • Nëse e mban pelenën e thatë rreth 2 orë
  • Shfaqja e interesit të fëmijës për të përdorur tualetin
  • Kur fëmija kërkon që t’i ndërrohet pelena e pisët
  • Lëvizjet e rregullta të zorrëve etj / shëndeti.com.al / HealthCare

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here