Cilat janë dëmet që ju shkakton dezinfektanti i duarve, ja si të përgatisni një të tillë tërësisht natyral!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
sterilizuesDezinfektuesit e duarve mund të duken si një produkt i mrekullueshëm në pamje të parë. Kush nuk do të donte qasje të shpejtë dhe të lehtë për të pastruar duart edhe në situatat kur larja e tyre është e pamundur? Megjithatë, ka rreziqe të shumta që fshihen në të tilla produkte të cilat mund t’ju vështirësojnë jetën jo rrallë herë.

Hulumtimet e fundit të botuara në Bibliotekën Publike të Shkencave, tregojnë se përdorimi i dezinfektuesve të duarve që përmbajnë triklosan mund të jenë të dëmshme, pasi mundtë ndryshojë funksionin endokrin, duke futur estrogjene të tepruara sintetike në trup, të cilat potencialisht mund të ketë një ndikim negativ afatgjatë mbi shëndetin.

Jo të gjitha dezinfektuesit e duarve përmbajnë triklosan. Disa produkte përmbajnë alkool, i cili është më efektiv si dezinfektues dhe është më i sigurt për shëndetin e njeriut. Megjithatë, produktet me përmbajtje të lartë të alkoolit mund të përbëjnë rrezik serioz në shtëpitë ku jetojnë fëmijët, të cilët aksidentalisht mund të bien viktima të helmimit me alkool.

Dezinfektuesit e duarve janë të destinuara për t’u përdorur për të shmangur infeksionet bakteriale. Megjithatë, studimet e shumta kanë treguar se përdorimi i këtyre produkteve mund të përkeqësojë përthithjen e baktereve nga trupi.

Provoni këtë alternativë për të përgatitur një dezinfektant tërësisht natyral:

Përzieni 10 pika vaj i pemës së çajit në një tas me:

  • Një lugë çaji sapun të lëngët
  • Një lugë çaji vaj vitaminë E
  • Gjashtë gota ujë

Përzieni mirë përbërësit dhe vendosini në një shishe qelqi.

Si ta përdorni? Njëlloj si dezinfektantin e mëparshëm!

Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun