Cilat janë kontrollet e trupit që duhet të bëni rregullisht

Ndërsa vitet kalojnë, trupi bie. Një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet fizike janë thelbësore për një shëndet të mirë. Gjithsesi, është e rëndësishme që hera-herës të bëhen kontrolle shëndetësore për të parë gjendjen në të cilën ndodhet trupi.

zorret zorra e trasheKontrolli për kancerin e zorrës së trashë

Në Shqipëri, kanceri i zorrës së trashë është një nga kancerët më të shpeshtë. Edhe pse diagnostikohet edhe tek të rinjtë, zakonisht ai prek moshat mbi 60 vjeç dhe meshkujt janë më të rrezikuar. Gjaku në feçe është një nga shenjat që shfaq ky lloj kanceri, megjithatë shpesh dalja e gjakut në feçe mund të jetë në faza të vona, kështu që një analizë e feçeve do të ishte e këshillueshme.

grua vajze miterKontrolli gjinekologjik

Pap-Testi është një mënyrë për të kapur në fazat e para anomalitë gjinekologjike, përfshirë këtu kancerin e mitrës. Shumica e grave thonë se testi (në të cilën merret material nga mitra) është i bezdisshëm, por nuk u shkakton dhimbje. Kanceri i mitrës është ndër më të përhapurit në kancerët që rrezikojnë jetën e grave, shkaktuar nga virusi HPV

Kontrolli i gjakut dhe kolesterolit

Kolesteroli është një lloj yndyre që përcillet në trup përmes gjakut. Nivelet e larta të kolesterolit mund të bllokojnë arteriet dhe shkaktojnë atak kardiak. Si rrjedhojë është e rëndësishme të kontrollohet rregullisht niveli i kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

mamografiaKontrolli për kancerin e gjirit

Ekzaminimi i gjirit është një mënyrë për të dalluar kancerin e gjirit në fazat e hershme. Ai përfshin mamografinë.

Kontrolli i syve

Një kontroll sysh nuk tregon vetëm nëse keni nevojë apo jo për syze, por mund të zbulojë edhe gjurmë të hershme të një sërë problemesh, para se ju të keni ndonjë simptomë, të tilla si diabeti apo glaukoma.

Kontroll i lëkurës

Qoftë nëse e bëni vetë apo tek një specialist, mbajtja nën kontroll e nishaneve është shumë e rëndësishme për të dalluar shenjat e para të kancerit të lëkurës. Shumica e nishaneve janë të parrezikshme, por ndonjëherë ato mund të zhvillohen në kancer./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë