Cilat janë shenjat e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST)?

Mjaft infeksione seksualisht të transmetueshme janë pa shenja dalluese, por nëse shfaqen shenjat, ato janë të ndryshme për infeksione seksualisht të transmetueshme të ndryshme. Ato mund të jenë nga shqetësime të lehta në formë bezdie dhe deri tek shenja që tregojnë një problem serioz.

marredhenie ciftShenjat më të shpeshta që duhet t’u tërheqin vëmendjen se mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm janë:

  • Skuqje, djegie apo kruajtje rreth organeve genitale
  • Shtim të rrjedhjeve nga organet genitale, shpesh me erë të keqe e me ngjyrë
  • Djegie dhe/ose dhimbje gjatë urinimit
  • Urinim të shpeshtë dhe në sasi të pakët.
  • Dhimbje në fund të barkut ose rreth organeve gjenitale
  • Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale
  • Puçrra ose plagë rreth organeve seksuale

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë