Qeni bëhet miku më i afërt i njeriut dhe lidhet emocionalisht me pronarin e tij. Ekzistojnë shumë fakte interesante që qeni i kupton dhe është i vetëdijshëm për to. Ndonjëherë sjelljet e tyre mund të jenë të çuditshme, por për po ka shpjegime shkencore.
Qentë e dinë kur jeni të mërzitur:
Kur jeni të trishtuar, qeni juaj do të reagojë dhe do të rregullojë sjelljen e tij në përputhje me rrethanat. Ai do të humbasë vëmendjen nga lodra dhe do të refuzojë ushqimin. I zoti i një qeni është e gjithë qendra e botës së tij, kështu ndjenja e tij e trishtimit do ketë efekt dhe mbi atë.
Qentë kuptojnë qëllimet tuaja: Sipas shkencëtarëve, qentë mund ta identifikojnë trishtimin si një emocion të ndryshëm nga ndjenjat e tjera.
Mund të kuptojnë sëmundjet që keni: Nëse qeni juaj i kushton vëmendje të veçantë një zone të caktuar të trupit tuaj, ju duhet të konsultoheni me mjekun në lidhje me atë zonë. Studime të shumta kanë treguar se qentë kanë aftësinë për të zbuluar sëmundje të ndryshme si kanceri, epilepsia etj. nëpërmjet sensit të mprehtë të nuhatjes.
Kuptojnë kur ndiheni të frikësuar: Nëse keni qen rotveiler apo doberman, nëpërmjet nuhatjes së mprehtë ata do të dallojnë ndjenjat delikate që ata i lidhin me frikën ose rrezikun.
Kuptojnë kur keni përparësi të tjera: Një foshnjë e re, i dashuri, pasioni apo edhe një kafshë e re nxisin ndjenjat e xhelozisë tek qeni dhe e kuptojnë kur vëmendja juaj lëviz tek një prioritet i ri.
E dinë nëse jeni person bujar: Ashtu si njerëzit gjykojnë të tjerët bazuar në veprimet e tyre, qentë i kushtojnë vëmendje mënyrës se si veproni ndaj të tjerëve.
Qentë e kuptojnë kur një grua është shtatzanë: Sipas studimeve të ndryshme shkencore, rezulton se qentë e kuptonin shtatzaninë e një gruaje, madje që në javët e para të saj. Shkaku i kësaj nuk është zbuluar ende, por mendohet të jetë për shkak të nuhatjes së mprehtë dhe ndjeshmërisë që kanë femrat ndaj kësaj dukurie.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
