Blerina Bombaj, dietologe
Lëkurës së gjelit të detit: aty akumulohet gjithë yndyra e mishit gjatë gatimit. Nëse shpendi është rritur me preparate si antibiotikë & hormone rritjeje, ato akumulohen në sasi më të koncentruar te lëkura prandaj bëni mirë ta largoni pasi ta keni gatuar mishin me lëkurën e tij.
Ëmbëlsirave me stomakun bosh: është më mirë të konsumoni një copëz bakllava pas vaktit kryesor sesa të pangrënë, pasi kjo mund t’ju rrisë dëshirën dhe nepsin për të ëmbla!
Darkës së ngarkuar: mos lejoni të konsumoni vakt të rënduar me kalori dhe yndyrë përpara se të flini gjumë në darkë. Përpiquni që të kalojnë të paktën 3 orë pas një vakti të plotë deri në orarin e gjumit.
Salcave të gatshme: zakonisht, salcat e gatshme të sallatave dhe të ushqimeve të tjera, sidomos salca e sojës, janë tepër të pasura në kripë. Kripa përbën rrezik për ata që vuajnë nga hipertensioni.
Yndyrës së tepruar: gjatë ditëve të festive ngarkesa e tepruar me yndyrë të ngopur si margarina, gjalpi dhe kremi i qumështit mund t’ju rrisin yndyrnat në gjak dhe të vendosin në rrezik personat e prirur për episode kardiake!
Pijeve me sheqer: largoni nga shtëpia juaj pije të sintetizuara dhe të koncentruara në sheqer. Nuk keni nevojë për to! Shtrydhni fruta, kombinoni lëngje me ujë me gaz dhe fruta të ndryshme dhe me perime si kastraveca, karrota dhe domate!