Rezar Rusi, urolog:
Shkaqet mjekësore: veçanërisht diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Përdorimi i duhanit i cili kufizon rrjedhjen e gjakut në venat dhe arteriet. Me kalimin e kohës duhani mund të shkaktojë sëmundje kronike të cilat nga ana e tyre të shpien në impotencë.- Mbipesha sidomos obeziteti.
- Disa trajtime mjekësore si kirurgjia e prostatës ose radioterapia për kancer të prostatës.
- Plagosjet sidomos kur dëmtohen nervat që kontrollojnë ereksionin.
- Medikamentet, ku mund të përfshihen antidepresantët, antihistaminiket, ato që ulin tensionin e gjakut, ilaçet kundër dhimbjeve ose ato që përdoren për kancerin e prostatës.
- Faktorët psikologjikë, siç janë stresi, ankthi ose depresioni.
- Përdorimi i drogës dhe alkoolit, sidomos në ata që e përdorin për një kohë të gjatë ose në sasi të madhe.
- Përdorimi për një kohë të gjatë i biçikletës, i cili mund të shtypë nervat si dhe të çrregullojë rrjedhjen e gjakut në penis, mund të japë impotencë të përkohshme.


