Cirroza alkoolike e mëlçisë, komplikacionet në shëndet

Cirroza alkoolike është faza e fundit e dëmtimit të mëlçisë nga përdorimi i alkoolit. Karakterizohet nga dëmtimi i rëndë i qelizave të mëlçisë dhe deformimi i strukturës së saj. Më shumë se 20 % e përdoruesve të alkoolit përfundojnë në cirrozë alkolike të mëlçisë.

Ankesat e këtij kontigjenti pacientësh janë: lodhje, këputje, zverdhje e lëkurës, fryrje të barkut nga grumbullimi i likid.

Në këtë fazë, funksioni dhe struktura e mëlçisë nuk mund të rikthehen përsëri në normale pas lënies së alkoolit, por vlen të theksohet së ndërprerja e tij në këtë fazë sjell shumë përfitime për pacientin.

Në raste se pacienti ndërpret përdorimini e alkoolit në këtë fazë, përkeqësimi i sëmundjes ngadalësohet apo ndërpritet, ka përmirësim të klinikës etj.

Në këtë fazë të sëmundjes mund të ndodhin shumë komplikacione të tjera si:

-Hemorroagjia. Kur hepari ngadalëson ose ndalon prodhimin e proteinës e cila është e nevojshme për mpiksjen e gjakut pacienti mund të ketë mavijosje në lëkurë dhe hemorragji. Hemorragjia vjen si pasojë e formimit te variceve në ezofag dhe stomak.

            -Hipertensioni portal. Normalisht gjaku, nga zorrët dhe shpretka kalon në hepar nëpërmjet venës porta. Mirëpo cirroza ngadalëson rrjedhjen e gjakun prej venës porta e cila rrit presionin brenda saj. Kjo situatë quhet hipertension portal.
Pëllëmbët e dorës mund të skuqen me njolla të vogla (eritemë palmare).

-Formimim i likid në abdomen (formimi i lëngut në bark) dhe edema në gjymtyrë. Kur hepari humb aftësinë për të prodhuar albuminë, uji grumbullohet në këmbë (edema), dhe në bark (asciti).

-Infektimi i likidit abdominal (pacienti ka temperaturë dhe dhimbje abdominale)

-Çrregullimi i funksionit të veshkave ( rritja e azotemisë dhe kreatinemisë).

Encefalopatia hepatike. Hepari i dëmtuar nuk mund të nxjerrë jasht helmet nga qarkullimi i gjakut dhe për pasojë ato grumbullon në këtë të fundit dhe rrjedhimisht në tru. Helmet mund të dobësojnë funksionet e trurit duke shkaktuar ndryshime të personalitetit, koma, madje edhe vdekjen. Shenjat e grumbullimit të toksinave në tru janë lënia pas dore e vetes me kuptimin e moskujdesit ndaj paraqitjes së jashtme, mungesë reagimi, humbje të kujtesës, probleme në përqendrimin dhe ndryshime të gjumit, çrregullime të shkrimit.

Rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti i tipit 2.

 Cirroza shkakton rezistencë të insulinës. Ky hormon i cili prodhohet nga pankreasi lejon që glukoza në gjak të përdoret si energji për qelizat e trupit. Në qoftë se kemi rezistencë ndaj insulinës, muskujt, yndyrat, dhe qelizat e mëlçisë nuk arrijnë ta përdorin atë siç duhet. Pankreasi përgjigjet duke prodhuar më shumë insulinë, si rrjedhojë ai nuk mund të përballojë nevojat e trupit për insulinë dhe kështu zhvillohet diabeti i tipit 2 i cili lejon rritjen e glukozës në qarkullimin e gjakut.

Kanceri i mëlçisë – Hepatocelular karcinoma, tipi më i shpeshtë i kancerit të heparit fillon nga vet qelizat e tij. Ai ka një shkallë vdekshmërie shumë të lartë.

Probleme në organet e tjera – Cirroza mund të shkaktojë disfunksione të sistemit imunitarë e cila lejon zhvillimin e një sërë infeksionesh në trup. Lëngjet në bark (asciti) mund të infektohen nga flora bakteriale normale e zorrëve. Cirroza mund të shkaktoje impotencë tek burrat, mosfunksionim të mirë të veshkave dhe osteporozis.

Hepatiti C kronik -Infeksioni nga virusi i hepatitis C shkakton inflamacion të gradës së lehtë në hepar i cili me kalimin e kohës mund të rëndohet duke çuar në cirrozë.

Hepatiti B dhe D kronik –Hepatiti B është ndoshta shkaku më i shpeshtë që shkakton cirrozë në mbarë botën. Si hepatiti C ashtu dhe ai B shkakton inflamacion të heparit i cili rëndohet me kalimin e kohës duke çuar në cirrozë. Hepatiti D është një tjetër virus i cili infekton heparin, por vetëm kur është i pranishëm dhe hepatitis B.

Hepatiti autoimun –Kjo lloj sëmundjeje shkaktohet nga një reaksion autoimun i trupit i cili sulmon heparin duke shkaktuar inflamacion, dëmtime të cilat çojnë në cirrozë.

Sëmundje të trashëguara – Alpha-1 defiçenca antitrypsin , hemochromatosis, sëmundja e Wilsonit (galactosemia), janë sëmundje të trashëguara të cilat ndërhyjnë në mënyrën sesi hepari prodhon, përpunon dhe depoziton enzimat, proteinat, metalet dhe substanca të tjera që i nevojiten trupit për të kryer funksionet bazë.

Steatoza hepatike jo alkoolike – Yndyrat grumbullohen në mëlçi dhe shkaktojnë dëmtime në inde. Ky lloj hepatiti duket se ka lidhje me diabetin, kequshqyerjen me proteina (d.m.th.abuzimi me proteina), obezitetin (mbipeshën) dhe trajtimin me kortizonikë.

Bllokimi i kanaleve (duktuseve) biliare(të tëmthit) -Kur kanalet nëpër të cilat rrjedh bila (tëmthi) bllokohen, bila kthehet mbrapsht dhe dëmton indet e heparit. Në të porsalindurit bllokimi i kanaleve biliare shpesh shkaktohet nga atrezia biliare, sëmundje në të cilën kanalet biliare mungojnë ose janë të dëmtuar. Tek të rriturit, shkaku primar është cirroza biliare, sëmundje në të cilën kanalet janë të infektuar, të bllokuar ose të dëmtuar.

Cirrosa biliare sekondare mund të ndodhë pas heqjes së fshikëzës së tëmthit në qoftë se kanalet janë dëmtuar aksidentalisht.

Medikamentet, toksinat (helmet) dhe infeksionet.
Reagimet e rënda nga medikamentet e rekomanduara nga mjeku, ekspozimi për një kohë të gjatë në mjedise me toksina dhe infeksionet e herëpashershme mund të çojnë në cirrozë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?
Dhimbjet kronike të veshit, mjekja: Duhet të trajtohet, shkakton probleme serioze
Cilat janë shkaqet e tamburizmit?