Çokollatë kundër diabetit ushqimor?

cokollateÇokollata mund ta ulë rrezikun e sëmundjes nga diabeti i tipit 2, atij ushqimor, sepse është e pasur me flavonoide. Këtë gjë e bëjnë të ditur kërkuesit e Universitetit të Anglisë Lindore bashkë me ata të Kolegjit Mbretëror të Londrës që kanë kontrolluar zakonet ushqimore dhe monitorur rezistencën e insulinës dhe nivelet e glukozës në gjak të mbi 2000 grave. Studimi është publikuar në “Journal of Nutrition”.

Çokollata s’është thjesht një ushqim i përfshirë në kërkim. Dhe sasitë e mëdha të frutave të pyllit, çajit, rrushi i kuq, majdanozi, trumza dhe selinoja, të gjitha të pasura me flavonoide, kanë një veprim mbrojtës. “Kemi zbuluar se ata që konsumojnë sasi të mëdha ushqimesh që përmbajnë flavonoide dhe antocianinë kanë nivele insuline rezistente më të ulët sesa ata që nuk i konsumonin”, shpjegon Aedin Cassidy, drejtues i studimit. “Kemi zbuluar dhe se kush hante shumë antocianinë ishte më pak i ekspozuar ndaj inflamacionit kronik, gjendje e lidhur me sëmundjet kronike shumë të shpeshta si diabeti, obeziteti, patologjitë kardiovaskulare dhe kanceri”.

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje