COVID19/ Brataj paralajmëron masa të tjera shtrënguese në Shqipëri

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë me dije se nga data 4 janar e vitit 2022, të gjithë ata persona të cilët ende nuk kanë marrë dozat e vaksinës anti-Covid, mund të mos lejohen qe të frekuentojnë baret dhe lokalet.

Gjatë një intervistë për “Klan News” Brataj tha se pandemisë së Covid-19 po i vjen fundit dhe se vaksina kundër koronavirusit mund të bëhet e përvitshme, si ajo e gripit.

“Pandemisë Covid-19 po i vjen fundi. Vaksina kundër koronavirusit mund të bëhet e përvitshme, si ajo e gripit. Nuk jemi të sigurt nëse varianti Omicron ka hyrë në Shqipëri. 20-30 raste të infektuarish në ditë i shtrojmë në spital për shkak të simptomave të rënda. Nga 4 janari, të pavaksinuarit mund të mos futen në lokale”, tha Brataj.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet