Kryefaqja Aktualitet COVID-19, ish-ministri i Shëndetësisë: Një person i infektuar me variantin Delta mund...

COVID-19, ish-ministri i Shëndetësisë: Një person i infektuar me variantin Delta mund të infektojë deri në 9 persona

0
Shpërndaje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, tregoi situatën aktuale epidemiologjike në vend. Sipas mjekut, situata është e qëndrueshme, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë muajin gusht, si muaj i vaksinimit të hapur dhe të injektohen me dozat e gjendura, pasi sipas tij mbrohet jeta me 100%.

Mjeku ftoi studentët që të vaksinohen, duke theksuar se në këtë mënyrë nuk rrezikojnë vitin akademik. Koja nënvizoi se imunizimi i tufës ende nuk është arritur dhe uljen e rasteve ia atribuoi vaksinimit masiv në vend që ka nisur prej disa muajsh.

Gjergj Koja: Po mund të themi që kur filloi vaksinimi masiv pati relaksim të rasteve dhe situatës. Natyrisht që vaksinimi masiv pati impakt të menjëhershëm. Disa ia atribuojmë imunitetit të tufës, por jemi larg saj. Vaksinimi e ndërpreu zinxhirin e infektimeve. Në korrik kishim 1 rast në hostspitalizim. Për shkak të lëvizjes së njerëzve, numrit të turisteve, rritjes në rasteve të shumë vendeve të botës, sigurisht që Shqipëria s’do të bëj përjashtim nga pushtimi i varantit Delta, që është shumë infektues. Nëse një pacient i infektuar me COVID-19  infektonte 2 persona të tjerë, me Deltën infekton deri në 9 persona të tjerë. Është një variant i rrezikshëm. Padyshim që të sëmurët kronikë dhe moshat e treta janë më të rriskuarit.

Pyetja: Mbi 1 milion e 200 mijë vaksinime në 24 orët e fundit?

Gjergj Koja: Është një trend që do të rritet, me një target të ri që nuk synon vetëm grupet e rriskuara, por do të jenë në fokus të gjitha moshat. Jemi në muajin e hapur, ku të gjithë shqiptarët duhet të vaksinohen. I ftoj të rendin me karta të ID në dorë dhe të vaksinohen. Bota e sheh fare mirë që kemi vetëm një armë në dorë, të paktën e kemi sot atë dhe që është vaksinimi. Duhet lënë mënjane teoritë konspirative, s’ka dallime mes vaksinat, edhe nëse infektohesh mbrohesh nga vdekja dhe e kalon lehtë virusin.

Pyetja: Ka pasur ndryshim të shpërndarjes edhe te moshat më të reja?

Gjergj Koja: I bëj thirrje studentëve të vaksinohen. Është e domosdoshme që të vaksinohen të gjithë studentët, sepse do të jenë ata rrezikojnë dhe vitin akademik nëse nuk vaksinohen. Vaksinuam profesionet e rriskuara, grupmoshat e rriskuara, moshat e treta. Me këtë strategji vaskinimi të popullatës u ndërpre zinxhiri i infektimeve.

Pyetja: Aktualisht sa përqind është imuniteti i tufës në vendin tonë?

Gjergj Koja: S’ka imunitet tufe, jemi tepër larg. Ne na duhet që deri në marsin e vitit tjetër të kemi mbyllur procesin e vaksinimeve. Mos harrojmë që për të shpëtuar nga vdekja arma e duhur është vaksina. Të gjitha vaksinat janë efikase ndaj varianteve Delta. Gjermania dhe Izraeli kanë nisur doza të treta, për moshat e vjetra, por përgjithësisht bëhet thirrje për vaksinë me 2 dozat. Ka një lloj skepticizmi ndaj vaksinës, por të gjitha të mbrojmë. Vaksina kineze të mbron 100% nga vdekja. S’ka arsye të refuzosh vaksinat. Tërë mjekësia botërore është në studim e sipër. Duhet mësuar se sa shkon imuniteti, janë disa pikëpyetje që nuk zgjidhen nëse nuk kemi aleat kohën. Shqipëria prej muajsh ka ndërmarrë një cikël masash që rezultuan efikase. Sot që flasim, Italia, qeveria e Draghit, miratoi vendimin që pa vaksinim nuk hy dot në ambiente të mbyllura. Vendet evropiane kanë hyrë në rrugën e ashpërsimit të masave. Ne kemi marrë masa inteligjente për COVID-in. Kjo ndikoi në ruajtjen e shëndetit mendor të njerëzve, si dhe ruajti ekonominë e qytetarëve.

Pyetja: Ka skeptikë edhe në popullatë që flasin për periudhën e temperaturave të larta. Nëse duhet bërë apo jo vaksinimi, apo duhet pritur shtatori?

Gjergj Koja: Efektet anësore që janë të listuara lidhur me temperaturat, apo elementet e tjera që janë efekte të padëshiruara, s’kanë lidhje me temperaturat e ambientit. I ftoj shqiptarët që ta shfrytëzojnë gushtin dhe të bëjnë vaksinat anti-COVID, sepse janë arma e vetme që na mbron. Masat s’kanë humbur efektshmërinë e tyre duke qenë se ndalojnë mbledhjet masive të njerëzve. Ambientet e hapura janë më ndryshe. Këto janë masa më relaksuese në raport me shifrat që kemi. I këshilloj njerëzit të mbajnë mskat në ambientet e mbyllura, sepse po rriten dhe rastet. Nëse vaksinohemi nuk do të kemi dallgë, por valëza që përballohen jo me masa ekstreme. Rritja e shifrave do të na thotë të jemi në atë alertin e nevojshëm.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here