COVID-19 nëpër këmbë, protestat nuk mungojnë/ Naftëtarët e Ballshit zhvendosin protestën në Tiranë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ditën e sotme, naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të zhvendosin protestën e tyre përpara ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Krah tyre janë edhe qytetarë të thjeshtë, përkrahës të tyre, si dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe Organizata Politike.

Që prej orës 11:00 punonjës të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës kërkojnë t’i jepet zgjidhje probleme të mëdha ekonomike të krijuara si pasojë e mosdhënies së pagave, të mbi 20 muajve, edhe pse ato i kanë fituar edhe me gjyq.

Thirrja për protestë nga naftëtarët e Ballshit

“Një pyetje kam: Një oficer i ndershëm policie rri dot 22 muaj pa paga? Ka ndonjë pyetje ndonjë oficer policie këtu? Jetoni dot ju pa paga? Një oficer i ndershëm nuk jeton dot, vetëm një oficer i korruptuar jeton”, i drejtohet një qytetare oficerëve të policisë.

“27 paga”, thekson nga ana tjetër një naftëtar që i është bashkuar protestës së zhvendosur në kryeqytet.

“Mos i prek punëtorët!”, “Duam punë!” janë thirrjet dominuese në këtë protestë.

Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetëra qytetarë qëndrojnë të palëkundur përballë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, edhe pse jemi në kohë pandemie dhe rreziku i kontaminimit dhe më tej i përhapjes së virusit është shumë i lartë.

Kujtojmë se prej vitesh, situata në rafinerinë e Ballshit nuk është e qëndrueshme, për shkak të ndërrimit të kompanive që e marrin në ngarkim. Kjo ka bërë që kjo problematikë të marrë karakter institucional, duke bërë që shqetësimi të shkojë më tej sesa ai i naftëtarëve.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet