Kryefaqja Covid-19 COVID-19 qëndron në fyt për disa ditë, ja si mund të parandalohet...

COVID-19 qëndron në fyt për disa ditë, ja si mund të parandalohet virusi

0
Shpërndaje

Anjeza Kuçi, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 Tiranë, në një intervistë për Gazetën Shëndet plus shpjegon se cilat simptoma të sëmundjeve të hundës dhe fytit janë të ngjashme me ato të virusit covid-19. Gjithashu, Kuçi këshillon se si të parandalojmë apo t’i vendosim një barrierë virusit covid-19.

Bisedoi: Daniela Gjopalaj

Simptomat e infeksioneve të fytit mund të jenë të ngjashme me ato të virusit covid-19, ndaj si duhet vepruar në këtë rast?

Simptomat që realisht duhet të na shqetësojnë për të bërë tamponin e fytit dhe testet serologjike që tani po futen për t’u bërë në masë, është humbja e shijes dhe humbja e nuhatjes që OBSH-ja dhe Shoqata Europiane e Otorinolaringologëve e kanë futur në shenjat klinike të covid-19. Kjo simptomë është specifike për pjesën e organeve që ne trajtojmë dhe u paraprin simptomave të tjera virusit covid-19, si dhimbja e muskujve dhe temperatura. Humbja e shijes dhe e nuhatjes është simptomë fillestare dhe simptomat më specifike të virusit covid-19 janë temperatura e lartë që nuk ulet pavarësisht medikamenteve dhe vështirësia në frymëmarrje.

Ju mjekët këshilloni shpesh që të kemi kujdes sa i përket higjenës, të lajmë duart shpesh dhe të mos prekim hundën dhe gojën, ju si otorinolaringologe, si e shpjegoni këtë masë parandaluese në mënyrë më të detajuar?

Nëse kemi diçka në dorë për të parandaluar këtë pandemi është përmbajtja e udhëzimeve të ardhura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilat i ndjekim në mënyrë rigoroze dhe ua këshillojmë të gjithë pacientëve tanë që t’i ndjekin. Pas distancimit social, e para është higjena e duarve. Ky është një virus shumë i pazakontë për të cilin ende nuk dimë shumë gjëra, por ajo që dihet është se virusi mund të merret nëpërmjet prekjes. Me duar të kontaminuara prekim sipërfaqe apo një person tjetër për të cilin nuk e dimë nëse është bartës dhe më pas i vendosim në gojë apo në hundë, që janë vatra nga ku virusi mund të kalojë në orofarings ku mund të qëndrojë nga 4 orë deri në disa ditë. Pra, ky virus mund të qëndrojë në pjesën e fytit ku më pas kemi një ndarje nëse do të kalojë në rrugët ajrore apo në rrugët për në stomak. Nëse ai kalon në stomak, atëherë shkatërrohet nga acidet e stomakut por nëse kalon në rrugët e frymëmarrjes, atëherë kemi fillimin e pneumonisë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Higjiena personale është pikërisht për të parandaluar marrjen e virusit nëpërmjet duarve që prekin hundën dhe gojën. Këshillohen gjithashtu edhe gargarat në momentin që mund të jesh më i rrezikuar apo më i ekspozuar kundrejt virusit, siç jemi ne mjekët, farcmacistët ejt. Nëpërmjet gargarave në fyt mund të shkatërrohet virusi përpara se të kalojë në rrugët e frymëmarrjes.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here