Covid-19 shuan një familje në Rubik, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

Një tragjedi është shënuar në Rubik, ku një familje është shuar pasi u infektua me COVID-19.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë nga koronavirusi kryefamiljarit Hamit Cara, bashkëshorta e tij Dushe Cara dhe Arben Cara, djali i tyre i vetëm.

Familja Cara ishte prekur nga virusi disa ditë më parë. Fillimisht ka ndërruar jetë babai dhe djali, më pas ka qenë edhe nëna që nuk ka arritur ta fitojë këtë betejë.

Vetëm ditën e djeshme 21 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi. Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 1,897 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 111,301.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim