COVID-19/Spitali i Vlorës sqaron se ku u infektua personeli shëndetësor që rezultoi pozitiv

Dega e PD në Vlorë ka thënë ditën e djeshme se Spitali i Vlorës po kthehet në vatër infeksioni të covid-19.

“Nga ndjekja në terren e strukturave të Partisë Demokratike Vlorë, konstatohet se – Dy qytetarë të shtruar në repartin e Patologjisë për probleme të ndryshme shëndetësore, se janë infektuar me COVID 19. Ata janë dërguar në repartin infektivit të QSUT”, thuhet në deklaratë.

Në një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Spitali rajonal i Vlorës bën me dije se “një personel shëndetësor asimptomatik që ka rezultuar pozitiv është infektuar jashtë spitalit duke qenë pjesë e rrethit të kontakteve të personave të testuar më parë.

Punonjësja, për arsye të tjera shëndetësore ka qenë me paaftësi të përkohshme gjatë kësaj kohe”.

Spitali i Vlorës thekson se në zbatim të dispozitave ligjore, prej muajsh “ka ndaluar hyrjet e familjarëve duke arritur të mbrojë personelin si dhe vetë pacientët duke mirëmenaxhuar, si dhe në bashkëpunim me cdo qytetar vlonjat që ka treguar mirëkuptim.

-Janë qindra vizita mjekësore që kryhen cdo ditë nga mjekë e infermierë të palodhur që i japin qytetit vlerën e profesionistëve!

-Janë jetë të shpëtuara cdo ditë nga puna e tyre, janë ato ekipe që sfiduan panikun edhe për muaj të tërë mohuan familjet e tyre duke ju përkushtuar profesionit më fisnik në botë“.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim