“Covid-19 të trajtohet si gripi”/ ish-kreu i vaksinimit në Britani: Injektimi masiv duhet të marrë fund tani

Covid-19 duhet trajtuar si një grip i zakonshëm dhe qeveritë duhet të ndalin vaksinimin e detyrueshëm masiv pas dozës përforcuese. Ky propozim vjen nga ish-shefi i taskforce për vaksinimin në Britaninë e Madhe, Dr. Clive Dix.

“Ne kemi nevojë të analizojmë nëse përdorimi prej nesh i fushatës për dozën përforcuese për të siguruar më të ekspozuarit, është e dosmosdoshme. Vaksinimi në masë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të marrë fund tani”, shprehet ai.

Dix ka bërë thirrje që qeveria të mbështesë me urgjencë kërkimet mbi imunitetin ndaj Covid-19 që duhet të përfshijnë qelizat B dhe T. Sipas tij kjo do të ndihmonte në krijimin e vaksinave të dedikuara për njerëzit me faktor risku dhe për variante specifike të virusit.

“Ne tani duhet të menaxhojmë sëmundjen, jo përhapjen e virusit. Kështu që ndalimi i përhapjes së sëmundjes në grupet e ekspozuara është objektivi i së ardhmes”, është shprehur ai.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet