COVID – 19 / Ulet me 3.4 vjet mosha mesatare e vdekjeve në vend, meshkujt më të rrezikuar

Gazetare: Klevisa GJIKA

Përhapja e pandemisë dhe rritja e shifrave nga dita në ditë ka ndryshuar moshën mesatare të të infektuarve në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, rreth 19% janë nën 60 vjeç.

Mosha mesatare ka arritur në 67.8 vjeç, ndryshe nga java e dytë e muajit prill kur ishte 3.4 vite më e lartë, praktikisht 71.2 vjeç.

Të dhënat vijnë pas humbjes së jetëve dhe kalimit të 100 viktimave ditën që lamë pas. Nga konstatimet e kryera nga instancat përkatëse vërtetohet se 62% të numrit total të jetëve të humbura e përbëjnë meshkujt dhe 38% e përbëjnë femrat. Kështu, seksi mashkull është më i rrezikuar deri tani, krahasuar me gjininë tjetër.

 

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet